Futboll Sport

ËSHTË KTHYER NË QENDËR TË VËMENDJES/ S’ka paqe për Rooney, zbulohen detaje të reja mbi arrestimin

Wayne Rooney u kthye në qendër të vëmendjes dhjetorin e kaluar pasi u arrestua në gjendje të dehur në Washington. Tani janë zbuluar detaje të reja në lidhje me atë të moment.  Futbollisti, në fakt, ka patur vështirësi për të folur në momentin e arrestimit dhe nuk mbante mend as numrin e tij të telefonit.

Këto të dhëna janë marrë nga raporti zyrtar i forcave të rendit, që ka përfunduar në duart e “The Sun”. Ish-sulmuesi i United, sipas dokumentit, ka kaluar në një derë sigurie të aeroportit të Dulles duke menduar se ishte ashensor, ai mbante një erë të fortë alkooli, kishte vështirësi të komunikonte dhe të ruante ekuilibrin.

Pasi është arrestuar, ai nuk ka qenë në gjendje të ofrojë as edhe një numër telefoni për shkak të alkoolit të tepërt të konsumuar dhe marrjes së disa ilaçeve për gjumin.

Related posts

DUELI U ZHVILLUA NË LAS VEGAS/ Ja sa miliona dollarë fituan Fury dhe Schwarz

Delo.autor

Trajneri i Lazios, Inzaghi: Milinkovic-Savic mund të bëhet më i mirë se Pogba

Delo.autor

Higuain? Sarri është në pritje të dikujt tjetër

Sadik.Autor

Leave a Comment