Futboll La Liga Sport

ZYRTARE/ REALI zgjedh zëvendësuesin e RONALDOS, vjen nga kampionati spanjoll

Real Madrid ka arritur marrëveshjen për të marrë sulmuesin Iago Aspas, me synimin për të mbushur boshllëkun e lënë nga largimi i Cristiano Ronaldo për te Juventus. Aspas, që pati probleme në Angli gjatë përvojës te Liverpool, rilindi te Celta Vigo dhe fitoi një vend te kombëtarja spanjolle që luajti në “Rusi 2018”.

Shtypi spanjoll shkruan se do të jetë ai që do të zërë vendin e Ronaldos, që u transferua te Juventus për 100 milionë euro.

“El Chiringuito de Jugones” raporton se në fillim të javës së ardhshme, Real do të zyrtarizojë blerjen e Aspas, pasi ka gjetur gjuhën e përbashkët me futbollistin, por duhet të bindë klubin e Celta. Edhe Valencia është interesuar për lojtarin që ka luajtur 12 ndeshje në La Liga dhe ka shënuar 67 gola.

Related posts

SHKËLQEU NË BOTËROR/ Juventus kërkon ekip “ëndrrash”, sytë nga kapiteni Atletikos

Isa.Autor

GOLAT/ Vinicius shkëlqen me tripletë, Real Madrid fiton 4-0 kundër Osasunës

F.autor

DISIPLINA ME 23 VENDIME BRENDA DITËS/ Gjobiten Tirana, Vllaznia dhe Bylisi

F.autor

Leave a Comment