Futboll Seria A Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Klubi “Zikaltër” firmos me mbrojtësin e Southamptonit

Inter ka firmosur zyrtarisht me Cedric Soares në formë huazimin me të drejtë blerje nga Southampton në fund të sezonit.

Mbrojtësi i djathtë ka që prej të premtes që ndodhet në Milano, ku ka zhvilluar testet mjekësore përpara se të firmoste në mbrëmje.

Të shtunën pasdite ka ardhur zyrtarizimi nëpërmjet faqes zyrtare të klubit Zikaltër.

“Cedric Soares është lojtari i ri i Inter. Mbrojtësi 27-vjeçar i është bashkuar Zikaltërve në formë huazimi nga Southamton me të drejtë blerje në fund të sezonit,” shkruhet në faqen zyrtare të klubit.

Cedric ka që prej vitit 2015 që luan te Southampton në Premier League, gjithsesi pas ardhjes së trajnerit të ri ai kishte humbur vendin e titullarit.

Ai është shpallur kampion Europe me Portugalinë në verën e vitit 2016.

Related posts

DRITË NË FUND TË TUNELIT/ Chiesa mund të grumbullohet në Champions

F.autor

E DUAN TË GJITHË/ Miralem PJANIC “TREMB” Juventusin, gati largimi…

Isa.Autor

Kandidat për trajner të Spanjës: Xavi merr vendimin përfundimtar

Isa.Autor

Leave a Comment