Futboll La Liga Sport

FIRMOSI ME DE JONG/ Barcelona i vendos klauzolën e frikshme talentit holandez

Pasi mposhti PSG dhe Manchester City në garën për të nënshkruar me Frenkie de Jong, Barcelona po merr të gjitha masat e nevojshme për të siguruar të ardhmen e talentit holandez në “Camp Nou”.

Klubi katalanas bëri dje marrëveshje me Ajax, duke i dhënë fund një sage të gjatë transferimi. Mesfushori 21-vjeçar do të kalojë te gjigantët e La Liga-s nga sezoni i ardhshëm për shumën fillestare 75 milionë euro, e cila mund të rritet në 86 milionë euro, në varësi të shfaqjeve.

Nëse De Jong është i vendosur të bëjë më të mirën në La Liga, klubi i tij i ri po merr masa që të parandalojë çdolloj qasjeje të klubeve të tjera karshi tij. Kontrata që ka firmosur dje talenti holandez është 5-vjeçare dhe mbart në themel të saj një klauzolë lirimi të tij prej 400 milionë eurosh.

Në të vërtetë, vetëm disa lojtarë të Blaugranëve kanë klauzola më të mëdha se kjo. Lionel Messi kryeson në këtë drejtim, me klauzolë 700 milionë euro, ndërsa Gerard Pique, Busquets, Sergi Roberto dhe Samuel Umtiti e kanë këtë shifër 500 milionë euro.

De Jong do të bëhet holandezi i 20-të, që do të përfaqësojë gjigantët e La Liga-s (Barcelonën) dhe pranon se do t’i duhet të ndjekë gjurmët e Johan Cruyff e Ronald Koeman, mes të tjerësh, në “Camp Nou”.

“E kam shikuar Barcelonën duke luajtur që fëmijë, edhe pastaj, kur isha pak më i vetëdijshëm, në epokën e Guardiolës. I di të gjitha sukseset e saj, – tha De Jong. – Kjo gjë më ktheu në një tifoz edhe më të madh të kësaj skuadre të madhe. Unë kam qenë gjithmonë një tifoz i madh i Messit, edhe pse më pëlqente e gjithë skuadra”.

Related posts

LLOGARITË E GRUPEVE/ Nga Kosova tek Gjermania, ja si kualifikohen ekipet për në “EURO 2020”

Delo.autor

VETËM 9 DITË AKTIV NË KËTË SEZON/ Fillimi më i keq i Messit në karrierën e tij

Delo.autor

NDESHJA DERBI KRYEQYTETAS/ “Avullojnë” biletat në “Selman Stërmasi”, ja sektorët ku ka ende shitje (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment