Futboll Premier League Sport

FITORJA NDAL LIVERPOOLIT/ Guardiola: Nëse ne do të humbisnim, gjithçka do të….

Pep Guardiola ka pranuar se shpresat për ta mbrojtur titullin e kampionit në Angli do të përfundonin nëse ata do të humbisnin mbrëmë, por ai ka lavdëruar shpirtin luftarak të skuadrës së tij gjatë paraqitjes së djeshme.

Pepe Guardiola ka qenë plotë lëvdata për skuadrën e tij pasi që Manchester City mundi Liverpoolin 2-1 të enjten në një ndeshje që menaxheri spanjoll e ka quajtur si një “finale”.

Sergio Aguero dhe Leroy Sane shënuan dy gola të bukur për City ndërkaq Roberto Firmino barazoi për disa minuta me një gol me kokë, kurse tani City është vetëm katër pikë pas liderëve të ligës.

“Jam krenar me ta, por jo vetëm sot”, tha ai. “Ne humbëm dy ndeshje në katër ditë por mos harroni çfarë ata kanë bërë për 16 muaj. Ne e dinim që ndeshja e sotme është si një finale, nëse do të humbisnim pothuajse gjithçka do të përfundonte”.

“Të gjitha meritat shkojnë për këta lojtarë të jashtëzakonshëm. Kështu ne duhet të luajmë edhe në Ligë të Kampionëve. Të dyja skuadrat u përpjekën shumë, ne nuk ishim të frikësuar, ne nuk kishim frikë edhe pse kishim shumë presion”.

“Ata janë liderë ende, kanë katër pikë më shumë por ne e reduktuam epërsinë e tyre. Ne e dinim se nëse ne fitonim ne do të ktheheshim përsëri në garë për titull në Premier Ligë, nëse ne do të humbisnim, gjithçka do të kishte përfunduar”.

City tani është në vendin e dytë në ligë, dy pikë para Tottenhamit që është në vendin e tretë dhe gjashtë pikë para Chelsea.

Guardiola, i cili më parë ka fituar tituj edhe në Spanjë dhe Gjermani dhe fitoi me City në Premier Ligë sezonin e kaluar, thotë se kurrë nuk kujton një luftë kaq të ashpër për titull se në këtë sezon.

“Nuk mbaj mend që ka pasur kaq garë në ndonjë ligë, kemi shumë skuadra që janë duke luftuar për titull. Është garë e ngushtë, çdo ndeshje është si një finale”.

Pasi tani ka fituar dy ndeshjet e fundit, pasi pati një dhjetor të vështirë, City do të kthehet në aksion të dielën ku do të luaj kundër Rotherham United në FA Cup, kurse menaxheri shpreson që klubi i tij të tregojë të njëjtin shpirt ashtu siç bëri të enjten dhe të vazhdojë luftën për të gjitha trofetë këtë sezon.

Fitorja është si varësi, shija e saj”, tha ai.

“Ne kemi folur për këtë sot. Ne thamë që ishte finale dhe ne luajtëm si të ishte e tillë-ne ishim totalisht në ndeshje, ne garuam…Ne jetojmë për lojëra të tilla dhe luajmë me tërë qenien tonë”.

Related posts

TMERRI SERB/ SHAQIRI flet për herë të parë për mungesën në Beograd. Ja deklarata BEFASUSE

Isa.Autor

Karton të kuq në ndeshjen Portugali – Holandë

Sadik.Autor

Çfarë ndodhi në rrugët e Zvicrës, tifozja serbe provokon shqiptarët (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment