Futboll Shqipëri Sport

FLAMURTARI APO LUFTËTARI? Grekët bëjnë LËMSH transferimin e mbrojtësit, ngatërrojnë…

Luftëtari apo Flamurtari? Prej pak orësh mediat greke i kanë bërë jehonë lajmit të largimit të mbrojtësit Dimitris Koconis nga skuadra e Ligës së Dytë, Panahaiqi e Patrës, ku dikur ka luajtur Altin Haxhi.

Mirëpo, në njoftimin që ka dhënë zyrtarisht klubi, fillimisht është përmendur prishja e marrëveshjes dhe transferimi i lojtarit te Flamurtari i Vlorës.

Duke qenë se ka një ngjashmëri mes emrave të klubeve shqiptare (Flamurtari dhe Luftëtari), grekët janë bërë lëmsh, duke dërguar mbrojtësin në Vlorë, në një kohë që ai ka rënë dakord me gjirokastritët.

Gjithsesi, “Panorama Sport” ka zbuluar që dy ditë më parë, se 30-vjeçari Koconis ka firmosur me Luftëtarin e Gjirokastrës dhe sot do të nis stërvitjen nën urdhrat e Julian Ahmatajt. Bëhet fjalë për një mbrojtës të njohur në Ligën e Dytë greke, që në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e Arisit të Selanikut.

Koconis forcon kështu mbrojtjen bluzi pas largimit të boshnjakut Janiçiç. Sipas mediave helene, lojtari merrte një pagë prej 2300 eurosh në muaj te Panahaiqi, por raportet me trajnerin e kësaj të fundit bënë që të prishte marrëveshjen dhe të provonte një aventurë në Shqipërisë.

Ai bëhet lojtar i dytë grek në histori që luan në një klub shqiptar. Kujtojmë që sezonin e kaluar ishte pjesë e Luftëtarit portieri 36-vjeçar, Kristos Athanasopulos.

Related posts

PLAS NË MADRID/ Mediat portugeze: Reali detyroi Ronaldon të blejë heshtjen e modeles amerikane

Isa.Autor

Real Madrid është një fabrikë trajnerësh për futbollin kinez

Sadik.Autor

Borussia Dortmund “kërcënohet” nga Arsenali për yllin e ekipit

Sadik.Autor

Leave a Comment