Futboll Sport

FLET PËR FILLIMIN E 2019/ Bentancur zbulon atë që i kërkon gjithmonë Allegri

Rodrigo Bentancur ka folur për JuventusTv në lidhje me fillimin e 2019-ës dhe dy ndeshjet e para që bardhezinjtë do të luajnë në Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë.

Pushimi – “Kemi pushuar pak, kemi qenë me familjet. Por tani jemi të përqendruar për ndeshjen e ardhshme”.

Golat – “Duhet të përmirësohem akoma, veçanërisht në fazën e pasimeve, për të shërbyer sa më mirë Ronaldo-n, por edhe për të mbuluar pozicionin para mbrojtjes. Allegri ma kujton shpesh. Jam i kënaqur për dy golat e shënuar, por shpresoj të realizoj të tjerë”.

Ndeshjet – “Skuadra është gjithmonë e ba shkuar, kjo është gjëja më e rëndësishme. Jemi të përqendruar te Bologna dhe më pas do të mendojmë për Superkupën e Italisë kundër Milan-it, që është   edhe objektivi ynë i parë i sezonit”, ka thënë mesfushori i Juventus-it.

Related posts

HIDHET SHORTI NË LA LIGA/ Ja data kur do të luhet “El Clasico” për sezonin e ri

Delo.autor

Rrëfehet Suarez: Duam fitoren në “El Clasico” dhe ta mbyllim sezonin…

Sadik.Autor

BËJ SI I…/ Gattuso: Kjo fjalë nuk ekziston në fjalorin tim

Isa.Autor

Leave a Comment