Futboll La Liga Sport

COPA DEL REY/ Pa Messi dhe Suarez, Barcelona e pëson nga Levante

Barcelona ka humbur ndeshjen e parë të 1/8-ave të Copa del Rey. Levante ka mposhtur gjigantët katalanas me rezultatin 2-1 në Estadi Ciutat de Valencia.

Nuk ishte një mbrëmje e mirë për të besuarit e Ernesto Valverde-s, i cili kishte zgjedhur të bënte rotacion, por prapëseprapë kishte në fushë lojtarë me kualitet të madh si Coutinho apo Dembele.

Kjo ishte ndeshja e parë që pas janarit të vitit 2017 që Barcelona ndëshkohet me dy gola që në pjesën e parë në një ndeshje të Copa del Rey.

Lionel Messi dhe Luis Suarez nuk janë aktivizuar në këtë sfidë, por duke parë rezultatin e ndeshjes së parë, padyshim që në ndeshjen e kthimit në Camp Nou do të zbresin në fushë.

Related posts

LUFTA NË UKRAINË/ Britania e Madhe: Të ndalohet Roman Abramovich, t’i merret klubi i Chelsea-t dhe pasuria

Delo.autor

SULMUESI I KOMBËTARES/ Futbolli është kështu, po më kërcënojnë me vdekje

Isa.Autor

REZULTAT SURPRIZË/ Shënohet goli i parë në ndeshjen Man United – Everton

Isa.Autor

Leave a Comment