Futboll Sport

FORMACIONI MË I MIRË I DATËLINDJES 1995/ Strakosha zgjidhet përkrah yjeve të botës (FOTO)

Thomas Strakosha është një ndër portierët më të talentuar të Serisë A. Shpeshherë gardiani i Kombëtares shqiptare ka qenë vendimtar me pritjet e tij, duke zgjuar interesin e disa klubeve të mëdha Europiane.

Strakosha

Vlerësimet e herë pas hershme e kanë bërë Strakoshën protagonist të mediave, teksa sot një sajt italian “Fantagazzetta”, e ka rreshtuar portierin shqiptar si portierin e formacionit ideal të datëlindjes së vitit 1995.

strakoshaa

“Lindur në Athinë, Greqi, nga prindër shqiptarë, djali i Fotaqit portierit legjendar shqiptar i datëlindjes 1960. Thomasi ka ndjekur gjurmët e babait të tij, duke kultivuar pasionin e tij për rolin e portierit. Ai është zbulim i Igli Tares, Drejtorit të Lacios, që e solli atë në Itali dhe e bëri pjesë të “bardhekaltërve” në vitin 2012/2013.

Foto-dhe-Thomas-Strakosha

Talenti i tij ka qenë gjithmonë në ngritje nga viti në vit, duke i zënë vendin Marketit, ndërsa po përgatitet të marrë pishtarin e Berishës te kombëtarja shqiptare”, ishte përshkrimi i sajtit Italian për portierin e Kombëtares shqiptare.

Ja formacioni më i mirë i datëlindjes 1995 sipas “Fantagazzetta”:

Strakosha, Akanji, Jimenez, Romanjoli, Marsial, Rabiot, Milinkoviç-Saviç, Kristante, Lozano, Keita, Piontek.

Related posts

DEMASKON PROBLEMET/ Alves : Klubet shqiptare nuk paguajnë, lojtarët kanë frikë

Isa.Autor

SHKURTAJ KUNDËR REKIF HALILIT/ Futbollisti: I kam refuzuar me kohë, Vllaznia më ofroi…

Delo.autor

NAPOLI NUK KA RIVAL NË SERIE A/ Skuadra e Spallettit triumfon ndaj Salernitanës

Delo.autor

Leave a Comment