Gossip

E PABESUESHME/ Dhunoi fizikisht të dashurën, arrestohet lojtari i Tottenham (FOTO)

Manchester United fitoi 1-0 në përballjen me Tottenham tre ditë më parë, ndërsa sot u zbulua se Sergi Aurier nuk ka qenë i pranishëm me skuadrën në këtë sfidë sepse është arrestuar nga policia.

Ngjarja është zbuluar vetëm sot, teksa mbrojtësi 26-vjeçar është mbajtur për disa orë në komisariat mbrëmjen e 13 janarit, pasi një telefonatë ka shkuar në stacionin e policisë, teksa kërkohej ndihma e tyre sepse një mashkull ka dhunuar fizikisht të dashurën e tij.

Ka qenë mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë që ka përfunduar në pranga pasi kishte ushtruar dhunë ndaj të dashurën së tij, Hencha Voigt, me të cilën ka edhe një vajzë. Voigt është një personazh publik pasi merr pjesë në spektakle të ndryshme që zhvillohen në televizionet e Anglisë.

Gjithsesi lojtari është lënë i lirë pa asnjë masë ndaj tij, për faktin se e dashura nuk ka bërë asnjë denoncim. Ngjarja është mbajtur tërësisht e fshehtë edhe pse një polic i komisariatit pranoi se në atë datë është arrestuar një i dyshuar për dhunë ndaj familjarëve, por më pas është lënë i lirë pa asnjë masë ndëshkuese.

Aurier u ble nga PSG për 23 milionë paund verën e kaluar, por ai njihet për të një të kaluar aspak profesionale. Ai nuk u pranua të hynte në Britaninë e Madhe në vitin 2016, në ndeshjen mes PSG dhe Arsenalit për Champions League për shkak të bindjes së tij për sulmin ndaj një oficeri policie në Francë.

Më parë ai ishte arrestuar jashtë një klubi nate të Parisit në maj të vitit 2016, pasi u ndalua për të marrë një test alkooli. Mbrojtësi u shpall fajtor dhe u dënua me dy muaj burg, por e apeloi me sukses vendimin dhe e pagoi vetëm me një gjobë. Ndërkohë në vitin 2015 u pezullua për tre ndeshje në kompeticionet evropiane për “akte fyese” ndaj arbitrit kryesor.

Related posts

“NDIHEM MIRË…”/ Wanda Nara heq unazën e martesës, publikohen mesazhet e “tradhtisë” mes Icardit dhe aktores argjentinase

Delo.autor

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Partnerja e Legjendës së NBA dedikim prekës: Më mungon të më thuash…

Delo.autor

BASHKËSHORTJA E TIJ KA DITËLINDJEN/ Taulant Xhaka i dedikon fjalët më të bukura të dashurisë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment