Futboll Sport

“GËNJESHTËR”/ Icardi shpërthen në rrjetet sociale: Rinovimi im nuk ka pasur kurrë një datë (FOTO)

Kur u duk se më në fund u kthye qetësia mes Interit dhe Mauro Icardit, është kapiteni zikaltër, ai që “gjëmon” përsëri në rrjetet sociale. Edhe një herë e ka merakun me “La Gazzetta dello Sport”, lajmet e së cilës nuk po i pëlqejnë kohët e fundit.

Sulmuesi nga Argjentina ka komentuar lajmet mbi datën e mundshme të rinovimit me Interin, duke përjashtuar se ka qenë ndonjëherë e vendosur diçka e tillë: “Zgjatje e kontratës? Cila Icardi-day? Nuk ka pasur kurrë një datë. Bëjini vetes dy pyetje, Gazzetta…”

I gjithë ky mesazh ka ardhur i shoqëruar nga fotoja e faqes së parë të “La Gazzetta dello Sport”, mbi të cilën shkruan “gënjeshtër kibernetike”.

Sipas të përditshmes së njohur sportive italiane, Steven Zhang do t’i kërkojë Marottës që ta ndihmojë për të nënshkruar një armëpushim me Wanda Nara dhe të nënshkruajë rinovimin e Icardit, por, me sa duket, koha nuk ka ardhur ende.

Përveç kësaj, takimi mes palëve, fillimisht i planifikuar për këtë javë, nuk ka akoma një datë dhe diferenca mes kërkesës së argjentinasit (9 milionë euro neto) dhe ofertës zikaltër (7 milionë euro, plus bonuse) mbetet e madhe.

E gjitha kjo, pavarësisht paraqitjes së qetë të Marotta pas ndeshjes Inter-Benevento mbi rinovimin e Icardit, duke siguruar që vullneti i të dyja palëve është që të vazhdojnë së bashku.

Related posts

PAS 5 SEZONESH/ Toni Kroos “trazon ujërat” te Real Madridi, gjermani përgatit largimin

Delo.autor

Griezmann do të transferohet tek Barcelona? Skuadra jep vendimin e prerë…

Q.Autor

Edhe kur humb penallti Ronaldo thyen rekord

Sadik.Autor

Leave a Comment