Futboll Sport

PAS NDESHJES U PLAGOSËN POLICËT/ Arrestohen 5 tifozë të Napolit e 10 në kërkim

Ngjarjet kriminale dhe racizmi po prek futbollin italian shumë kohët e fundit, për këtë policia shtetit përtej Adriatikut ka vendosur të marrë masa për të gjithë shkelësit e ligjit.

Në ndeshjen Napoli-Verona të zhvilluar me 6 janar të vitit 2018 pati përplasje mes tifozëve vendas dhe atyre miq. Më saktë ishin tifozët napolitanë që iu kishin bërë pritë ultrasve të Veronës, të cilët ishin pajisur me sende të forta për të kryer një sherr masiv, por që u parandalua nga policia. Për pasojë 5 policë mbeten të plagosur në atë ngjarje.

Sot, pas një hetimi të gjatë janë arrestuar 5 persona, anëtar të atij grupimi, ndërsa 10 të tjerë janë shpallur në kërkim. Gjatë operacionit në ambientet ku u arrestuan personat në fjalë u gjetën shkopinj, doreza hekuri dhe maska të ndryshe.

Related posts

PARTIZANI-TIRANA/ Dy skuadrat kryeqytetase në luftë për fitore, kanë objektiv titullin (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

SFIDA NDAJ VLLAZNISË/ “Buzëqesh” Shkëmbi, titullari i Dinamos gati për ndeshjen

Delo.autor

PRAPASKENA/ Kombëtarja e tij nuk u kualifikua në Europian, Inter urdhëroi lojtarin të qëndronte në Milano

Delo.autor

Leave a Comment