Futboll Sport

GODITJA E MADHE E MONACOS/ Në Principatë zbarkon mesfushori i Çelsit

Ky sezon ka qenë një makth i vërtetë për Monakon. Dëmtimet e pafundme dhe paraqitjet e dobëta, kanë bërë që nënkampionët e Francës ta shohin veten në vendin e parafundit të renditjes së kampionatit francez. Por, siç duket, pronarët rus të klubit nga Principata kanë vendosur të korrigjojnë gabimet e tyre gjatë merkatos së janarit.

Në një skuadër ku më shumë se gjysma e lojtarëve ende si ka mbushur 22 vjeç duhet pak eksperiencë dhe Çesk Fabregas shihet si lojtari perfekt. Mesfushori spanjoll është pjesë e Çelsit, ndërsa kontrata e tij me londinezët mbaron në fund të këtij sezoni.

Sipas “L’equipe”, Monako ka gjetur akordin me palën angleze, ndërsa bisedimet me lojtarin po ecin sipas planit dhe brenda kësaj jave, tranferimi i Fabregas do të finalizohet. Te Monako, spanjolli do të ritakohet me kolegun e tij të dikurshëm Tieri Henri.n

Related posts

“TOKIO 2020″/ Ylli i notit Pellegrini, përlotet kur arrin finalen e pestë olimpike në 200 m stil i lirë (FOTO)

Delo.autor

Sampaoli i Argjentinës: Sikur të kisha Balotelli-n në skuadrën time…

Sadik.Autor

“OBJEKTIVI YNË ËSHTË CHAMPIONS LEAGUE”/ Igli Tare: Ëndrrat janë të bukura, por…

Delo.autor

Leave a Comment