Futboll Premier League Sport

HEROI I JAVËS NË PREMIER/ Shokët e ekipit ngrenë në qiell De Gea-n, me “selfie & meme” fantastike

Portieri i Manchester United është shpallur si njeriu i ndeshjes falë pritjeve që ka bërë në ndeshjen e djeshme ndaj Tottenham-it, në një ndeshje që u mbyll në favor të United në rezultatin 0-1 falë golit të Marcus Rashford.

Por nuk ishte Rashford në qendër të vëmendjes, pasi të gjitha mediat dhe shokët e ekipit kanë shpallur De Gea-n si hero të kësaj sfide.

Postimi më i bukur ka qenë ai i Luke Shaw, i cili ka bërë një karikaturë ku shfaqet shoku i tij duke mbyllur portën si të ishte një dyqan dhe mbi të është shkruar “Është mbyllur të dielën”.

Ndërsa mesfushori Nemanja Matic ka thënë: “Fitore e madhe sonte! De Gea ishe zjarr.”

Marcus Rashford ka postuar në twitter një foto të portierit të shoqëruar me dy duar dhe zjarr.

Por jo vetëm lojtarët e United, por portieri i Warford Ben Foster ka shkruar:

“Shoh që shumë njerëz thonë se pritjet e De Gea-s ishin të gjitha në drejtim të tij, ju lutëm kini parasysh që ai djalë ka një veti të kuptojë ku duhet të jetë në momentin e duhur, nuk mund ta kuptoni këtë.”

Related posts

PAS BARAZIMIT NDAJ WOLVES/ “Djajtë e Kuq” përkujtojnë tragjedinë e madhe të futbollit (FOTO)

Delo.autor

PO BËHET JEHONË NË BOTË/ Shqipëria e futbollit tërheq vëmendjen europiane, “Air Albania” si kartolina e Conference League

Delo.autor

NGJARJE E RËNDË NË SHBA/ Boksieri profesionist vitet në sy të fëmijëve për… sherr në trafik

Delo.autor

Leave a Comment