Futboll Ligue 1 Sport

E BUJSHME/ Messi aktivizon “klauzolën e Argjentinës” me PSG-në, kombëtarja para klubit

Leo Messi ende nuk ka qenë në gjendje të luajë para tifozëve të tij të rinj. Në fakt, ai ka luajtur vetëm disa minuta me PSG. E bëri këtë në fushën e Reims, kur hyri duke zëvendësuar mikun e tij Neymar. Sidoqoftë, tifozët e ekipit francez do të duhet të presin për ta parë “30” në veprim, pasi ndeshjen e kësaj fundjave kundër Clermont në “Parc des Princes” do ta humbasë, përveç ndonjë kthese të papritur në “skenar”.

Në kontratën me PSG, Leo Messi përfshiu një klauzolë, në të cilën qartësoi se kombëtarja ishte përparësi për të. Në rast dyshimi ose konflikti interesi midis ekipit parizien dhe kombëtares, kalendari i kësaj të fundit mbizotëron. Dhe kjo është ajo që po ndodh tani. Pas shtyrjes së ndeshjes kundër Brazilit, kombëtarja e Scaloni do të luajë kundër Bolivisë nga e enjtja në të premte, në kualifikuesen për Kupën e Botës (“Katar 2022”. Kur ky takim të përfundojë në Buenos Aires (03:30 sipas orës franceze), do të kenë mbetur më pak se 38 orë nga fillimi i PSG-Clermont në Paris, që korrespondon me javën e pestë të Ligue 1.

Kështu, ish-kapiteni blaugrana nuk ka kohë të kthehet nga Argjentina për të hyrë në listën e të thirrurve nga trajneri Pochettino. Kjo nënkupton se nuk do të marrë pjesë në ndeshjen kundër Clermont, ashtu si Neymar, i cili luan kundër Perusë një orë më vonë.

Gjithçka tregon se Messi do të luajë ndeshjen e tij të dytë me PSG javën e ardhshme, në fushën e Brugges, në debutimin e Ligës së Kampionëve. Të dielën e 19 shtatorit, kundër Olympique Lyon, Leo do të debutojë para tifozëve të tij të rinj.

Related posts

MBI ÇËSHTJEN “SUPER LEAGUE”/ Legjenda Baggio: Futbolli ka nevojë për rinovim, duhet të…

Delo.autor

“NUK KEMI ZGJIDHJE TJETËR VEÇ FITORES”/ Puja: Me Dinamon, ndeshja më vendimtare e sezonit për Egnatian

Delo.autor

NUK DHA MAKSIMUMIN NË STËRVITJE/ Trajneri Piol lë në shtëpi për sfidën ndaj Juventus mesfushorin…

Delo.autor

Leave a Comment