Futboll Sport

HIGUAIN NERVOZON CHELSEA: Nëse doni rrëmujë me mua, nuk do të keni sukses

Sulmuesi argjentinas iu është përgjigjur me nervozizëm atyre që e kanë pyetur për të ardhmen e tij, sikurse duket qartë në videon shoqëruese të këtij shkrimi. Tashmë është fakt, se sulmuesi argjentinas do të huazohet te Chelsea për 6 muajt e ardhshëm, duke i lënë kuqezinjtë, ku ishte, po ashtu, i huazuar nga Juventusi.

Ndërkohë, e mërkura ka qenë një ditë surreale për të, plot ethe merkatoje, deri te nervozizmi përfundimtar. Thënë më shkoqur, e djeshmja ishte një ditë, që ai dhe fansat e kuqezinjve nuk do ta harrojnë lehtë. Superkupa e Italisë në Jeddah nuk ka rezultuar një ndeshje shpërblyese për “Pipita”, kundër asaj ngjarjeje të së kaluarës, që e kishte parë atë të dilte me karton të kuq, në sfidën e fundit të kampionatit, në “San Siro”.

Në vend që ta harronte atë “gabim të kuq”, argjentinasi ka jetuar një tjetër kapitull të përvojës së tij jo fort pozitive, por emocionuese me fanellën e Milanit. Që qasja e tij ndaj Superkupës së Italisë nuk do të ishte ideale, kjo u kuptua që të mërkurën në mëngjes, sidomos nga ata me intuitë. Pas thashethemeve të ditëve të fundit, mungesa e argjentinasit në fotografinë zyrtare të Milanit, bërë nga delegacioni i kuqezinjve me princin saudit, Abdulaziz bin Turki Al-Faisal, shërbeu si zile alarmi.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Mbrojtësi shqiptar ndryshon skuadër në Rumani, ja klubi i ri i Rrumbullakut…

Delo.autor

“LOS BLANCOS” PA MËSHIRË/ Dyshja Mendy-Benzema trondisin Granadan (VIDEO)

Delo.autor

VEPRIMI I ÇUDITSHËM/ Sterling SHPJEGON festimin e golit ndaj Arsenalit

Isa.Autor

Leave a Comment