Futboll Sport

TRANSFERIMI I PARË PREJ NJË VITI/ Tottenham shet në Kinë yllin e Belgjikës (FOTO)

Në janar 2018 Tottenham kreu vetëm një lëvizje në merkato, duke blerë Lucas Moura nga PSG.

Në verë 2018 Tottenham vendosi rekord në Premier Ligë, duke u bërë klubi i parë që nuk kreu asnjë transferim, në hyrje apo në dalje.

Tani klubi londinez zgjohet nga letargjia dhe vendos të operojë në merkato, sepse ka zyrtarizuar shitjen e mesfushorit Mousa Dembele.

Ylli i kombëtares belge firmos në Kinë, për Guangzhou R&F, për një shifër që pritet të jetë mbi 20 milionë euro.

31-vjeçari u transferua tek Tottenham-i në gusht 2012 nga Fulhampër 19 milionë euro dhe që atehërë është kthyer në lojtar me shumë rëndësi në mesfushë, duke luajtur 250 ndeshje me “Gjelat”, ndërsa ka luajtur 82 ndeshje me Belgjikën.

 

 

Related posts

SHERRI ME CONTEN VAZHDON EDHE JASHTË FUSHE/ “Demi” Lautaro sfidon teknikun “Zikaltër” në një ndeshje… boksi (VIDEO)

Delo.autor

Nisin takimet e Grupit G, Anglia e Belgjika “luftë” për vendin e parë

Sadik.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Sheiku i PSG-së blenë për 18 milionë euro mesfushorin spanjoll… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment