Futboll Seria A Sport

I JEP FUND SPEKULIMEVE/ Perisic: Kam pasur një ofertë nga Man United, por vendosa…

Ivan Perisic ka konfirmuar se më parë “kisha një ofertë të Manchester United në tavolinë dhe ishte afër për t’u larguar nga Interi, por në fund vendosi që të qëndroj”.

Thashethemet kishin qarkulluar për muaj të tërë gjatë verës, me një ofertë prej 50 milionë euro që ishin ofruar për sulmuesin e krahut kroat.

“Është e vërtetë që kam pasur një ofertë nga Manchester United në tavolinë dhe isha afër largimit nga Inter”, ka thënë Perisic.

“Por, vendosa të qëndroj, siçi thashë, por edhe për shkak të këmbënguljes së Luciano Spallettit i cili ma dha një rol më të madh në skuadër. Në futboll, detalet e vogla shpesh janë çelësi”.

“Adhurimi që kam për një trajner si Jose Mourinho ka qenë ajo që me ka pëlqyer më së shumti. Është konfirmim i punës sime të madhe dhe paraqitjeve të mira”.

“Kur ju lavdëroheni nga një person si Mourinho-menaxher i një klubi të madh si Manchester United-është e pamundur që mos të mendoni një ofertë të tillë”.

“Jam i lumtur që ai ka një opinion të mirë për mua dhe këto gjëra me motivojnë për më shumë punë dhe stërvitje, për të arritur paraqitje edhe më të mira”.

Related posts

DRIDHET BOTA E SPORTIT/ MARADONA përsëri probleme me shëndetin, pritet që të…

Isa.Autor

(VIDEO) Reali në avantazh ndaj Numancias, Bale rikthehet tek goli

Q.Autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Emery drejt shkarkimit, gati të marrë drejtimin e “Topçinjve” legjenda e Liverpool…

Delo.autor

Leave a Comment