Futboll Seria A Sport

Lufta për CHAMPIONS në Serinë A/ De Biazi sheh RIVAL surprizë për MILANIN 

Ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare, Xhani De Biazi, mendon se kampionati italian këtë vit ka një garë shumë më të ndezur për vendin e katërt se për çdo pozicion tjetër. Juventusi duket i qetë drejt titullit, Napoli e Interi janë më të pajisura për të përballuar një sezon të gjatë, ndërsa ka shumë skuadra që rivalizojnë për vendin e katërt që të çon në Ligën e Kampioneve.

Normalisht, gjithkush mendon se ky vend do të diskutohet mes Milanit, Lacios dhe Romës, por ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare sheh një tjetër skuadër në garë.

“Nëse heqim Juventusin që bën kampionat veçmas, Napolin dhe Interin, mendoj se skuadra e Torinos është ajo që do të luajë si e barabartë me të tjerat për vendin e katërt, ndonëse Milan, Roma e Lacio kanë buxhete të ndryshëm”, tha ai për “La Gazzeta Dello Sport”. “Torino ka arritur të sigurojë një hapësirë të bukur dhe të shndritshme për veten. Kjo që vjen është periudha e të vërtetës për klubin, ka sfida të rëndësishme por që nuk duhet të frikësojnë askënd. Torino ka një forcë të mirë në mbrojtje dhe një ekuilibër të rrallë skuadre.

Për shembull, diferenca mes golave të shënuar dhe atyre të pësuar na tregon se çfarë forme po kalon skuadra. Torino ka thuajse të njëjtat shifra me Milan e Lacion sa i përket diferencës së golave të pësuar e shënuar. Kjo do të thotë se e luan si e barabartë me ta shanset që ka”, shpjegoi De Biazi.

Related posts

PAS ZYRTARIZIMIT TË ZIDANE/ Florentino Perez: Ja pse është trajneri më i mirë në botë…

Delo.autor

Sulmuesi i Kombëtares nuk përmbahet, Rei MANAJ në momente intime në mes të…(FOTO)

Isa.Autor

E HABITSHME/ Juventusi merr mbrapsht gjysmën e shumës që pagoi për Ronaldon

Isa.Autor

Leave a Comment