Futboll Sport

ISH-YLLI I BARCELONËS/ ​Iniesta: Liverpooli ka gjasa të mira për ta fituar…

Ish-mesfushori i Barcelonës, tani në Vissel Kobe, Andres Iniesta, beson se Liverpooli ka gjasa të mira për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve, duke i bërë kështu konkurrencë edhe vet Barcelonës.

Skuadra e Jurgen Kloppit e ka treguar një formë mbresëlënëse gjatë këtij sezoni, duke e arritur pozitën e parë në tabelën e Premierligës me gjashtë pikë më shumë se klubi në pozitën e dytë, Tottenhami.

Megjithatë, gjërat nuk shkuan kaq mirë edhe në Ligën e Kampionëve për Liverpoolin, pasi që skuadra e Jurgen Kloppit e siguroi me vështirësi një vend në fazën e 1/8 të finales, duke e mposhtur Napolin në ndeshjen e fundit të grupit.

“Është e vështirë të mendosh se ndonjë ditë ata [Manchester City dhe Paris Saint-Germaini- nuk do të jenë afër titullit të Ligës së Kampionëve. Ekipet që i kanë, skuadrat e tyre, investimet, trajnerët, ata duhet të jenë në garë për titull”, ka thënë Iniesta.

“Unë dua ta shtoj edhe Liverpoolin, pasi që ata po duken mirë këtë vit. Problemi me Ligën e Kampionëve është se ata janë në një garë me të vërtetë e vështirë. Por, një ditë e vështirë dhe mund të eliminohesh”.

Related posts

LIGA E KOMBEVE/ Zbardhet kalendari i plotë, Shqipëria e vajzave e nis në shtëpi kundër Ukrainës dhe e mbyll ndaj Çekisë

F.autor

PAMJET/ Fituan derbin, shihni festën e shfrenuar të dy sulmuesve të Milanit para DJ… interist

Delo.autor

Zbuloni strategjinë e re të Barcelonës pë të mbajtur “xhevahirët” katalanas

Sadik.Autor

Leave a Comment