Gossip

“ISHA DUKE VDEKUR BRENDA KOSHIT”/ Murinjo rrëfen tmerrin: Më mbylli brenda, dhe nuk merrja dot frymë

Hoze Murinjo gjithmonë dhuron spektakël kur i duhet të flasë për punën që bën. Trajneri portugez, tashmë në rolin e komentatorit, ka treguar disa episode për “BEIN Sports”.

“Kam hedhur poshtë 3 opsione, sepse unë kam e kam ndjerë atë që dua. Dua të jem i qetë. Sa më gjatë pushim, aq më mirë mund të përgatitem. E ardhmja duhet të jetë diçka që të bën të lumtur dhe një sfidë”, shprehet fillimisht Murinjo për ofertat që kanë ardhur në adresë të tij.

Junajtid

“Për mua ishte më e komplikuar si trajner. E ardhmja fillon të përgatitet me parime. Është e rëndësishme futbolli që shihni dhe kultura që sillni. Parimet, kur flas për lidershipin, lidhet me strukturën e klubit, nuk është vetëm udhëheqja, është gjithçka, madje edhe idetë për futbollin. Është e rëndësishme që si trajner të keni ide për të fituar dhe mundësi për të zgjedhur, por është shumë ndryshe kur ju nuk e keni këtë në duart tuaja”

Mançester Siti

“Në sezonin e parë Guardiola nuk ishte një kampion, ishte një vit i vështirë dhe njërëzit atje prisnin një ekip fitues. Erdhën nga një epokë fituese me Mançinin dhe Pelegrinin. Në sezonin e dytë Pep mori vendime të mëdha. Përshembull ai nuk donte Zabaletën, Sanja, Kolarov dhe Klishi. Bleru Ualker Danilo dhe mendi. Mori mbështetje në gjithçka që bëri”

Liverpul

“Liverpuli, përpara se të vinte Klop nuk kishte Beker, Van Dajk, Robertson, Salah, Firminjo, Mane, Fabinjo. U krye një punë e plotë”

Ndërkohë, Hoze Murinjo tregon edhe një incident në vitin 2005, kur ishte trajner i Çelsit. Ai tregon se kishte qenë pranë vdekjes, kur në një ndeshje teksa ishte ndëshkuar nga UEFA me 2 ndeshje pezullim, ishte futur fshehurazi në dhomën e zhveshjeve para se vinin zyrtarët e ndeshjes.

“Në një ndeshje që isha i pezulluar, u futa në dhomën e zhveshjes që në mesditë. Ndeshja luhej në orën 7. Doja të isha aty kur lojtarët të mbërrinin. Shkova aty, askush nuk më pa, por problemi ishte si të dilja.

E njihni Stjuart Benister, personi që kujdeset për uniformat te Çelsi. Stjuarti i hollë. Ai më futi në një nga koshat e lavanderisë, një kosh i madh, prej metali. Kisha shumë pak hapësirë aty brenda, me zor merrja frymë.

Stjuarti po dilte nga dhoma, por vërdallë ishin zyrtarët nga UEFA, që po pyesnin për mua, se ku mund të isha. Ai e mbylli fare koshin, dhe unë me zor po merrja frymë. Ju betohem, është diçka e vërtetë. Po vdisja. Kur erdhi më në fund, dhe hapi kutinë, e pa se isha shumë keq, dhe gati po vdisja.” – tregon Murinjo.

Related posts

Bukuroshja e portierit të Portos që po i çmend të gjithë (FOTO)

Q.Autor

KREU MARRËDHËNIE INTIME NË TUALETIN E DISKOTEKËS/ Portieri shfryn nervat pas pezullimit: Nuk e dija që…

Delo.autor

“NA LA PA FRYMË”/ Wanda Nara “TËRBON” fansat me GJOKSIN JASHTË…(FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment