Gossip

“ISHTE QESHARAKE”/ Historia e lojtarit që kishte veshur pelena në ndeshje të Kupës së Botës

Ish-mesfushori i Exeter Cityt dhe Kombëtares së Singaporit, John Wilkinson, ka bërë të ditur se ai kishte veshur pelena në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës, para më shumë se 20 mijë njerëzve të pranishëm në stadium. Ndeshja u zhvillua në nëntor të vitit 2007 dhe Singapori luante kundër Taxhikistanit. Kjo ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për kualifikim në Kupën e Botës dhe pak para saj, lojtarët e Singaporit ishin helmuar nga ushqimi.

Përderisa ky problem nuk ishte aspak i dëshirueshëm para një ndeshjeje aq të rëndësishme, Wilkinsoni dhe bashkëlojtarët e tij e gjetën shumë shpejt një zgjidhje që ua mundësonte të luanin. “Të gjithë pësuam helmim të tmerrshëm nga ushqimi dhe disa prej nesh u detyruam të vishnim pelena për të rriturit kur dolëm për të luajtur në fushë”, ka bërë të ditur Wilkinson në një intervistë për BBC World Service Sport. “Ne biseduam me gjyqtarin dhe ia treguam problemin tonë dhe ai na tha se nëse kishim me të vërtetë nevojë për të shkuar në tualet, t’ia bëjmë atij me dije shpejt”.

“Gjatë ndeshjes, ne dilnim nga fusha, i ndërronim pelenat dhe ktheheshim në fushë përsëri. Ishte qesharake. Po villnim në fushë. Ishte ndeshja më e vështirë e karrierës sime”. Megjithatë, përkundër këtyre problemeve. Singapori arriti ta marrë një pikë nga kjo ndeshje, e cila përfundoi me rezultat 1-1, dhe u kualifikua për në Kupën e Botës.

 

Related posts

SKANDALI/ Foli shqip me familjarët, Alioskin e largojnë nga restoranti në Maqedoni

F.autor

ISH-PARTNERJA E PRINCE BOATENG/ Bukuroshja SUPERSEKSI “SHKËLQEN” në tapetin e kuq të Kanës (FOTO)

Delo.autor

PUSHIME TË “NXEHTA” NË IBIZA/ Njihuni me të dashurën seksi të Marco Verrattit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment