Futboll Seria A Sport

“JAM BEFASUAR NGA…”/ Roberto Carlos “ELIMINON” Juventusin: Ka një ekip të fortë, por…

Ish-mbrojtësi i majtë i Real Madrid dhe i Brazilit, Roberto Carlos, ka folur për të përditshmen algjeriane “El Heddaf et Le Buteur”, duke dhënë mendimin e tij për temat më të nxehta të ambientit madrilen.

CR7 E ZIZOU –  “Jam befasuar nga largimi i i portugezit? Jo. Cristiano i ka dhënë shumë futbollit spanjoll dhe Real Madrid-it, por ka shkuar gjithsesi te një klub i madh, e Falënderoj për atë që ka bërë për Real-in dhe i uroj të bëjë të njëjtën gjë në Itali me bardhezinjtë”.

Në lidhje me lamtumirën e Zidane: “As largimi i tij nuk më ka befasuar. Njerëzit kanë projekte për jetën e tyre. AI ka vendosur të largohet pasi arriti majat si lojtar dhe si trajner”.

CHAMPIONS – “Juventus favorite për Champions-in në këtë sezon? Bardhezinjtë kanë një skuadër të fortë, por Real vazhdon të ketë një marsh më shumë. Madrilenët mbetet klubi më i madh në  botë me 13 Champions të fituar. Të shohim se çfarë do të bëjë Juventus në mars dhe nëse do të jetë në gjendje të triumfojë…”.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Milan peshkon gjigantin polak, marrëveshja mund të mbyllet për 5 milionë euro

Delo.autor

“MUND TË ISHIN DHE FEMRA”/ Shokon ish-sulmuesi “Djajve të Kuq”: Kisha frikë se mund të vrisja të tjerët

Delo.autor

E BUJSHME/ Barcelona futet në garë për akordin e Pogbas, agjenti Raiola nis bisedimet

Delo.autor

Leave a Comment