Futboll Seria A Sport

“KOHA E FJALËVE MBAROI”/ Icardi KTHEHET në çështje, Interi nuk PRET më

Koha e fjalëve dhe mesazheve në distancë mbaroi, dita vendimtare e “larjes së hesapeve” do të jetë javën e ardhshme.

Interi është në hall për rinovimin e zvarritur të Mauro Icardit dhe takimi i planifikuar me agjenten-bashkëshorte Wanda Nara do të zhvillohet më shpejt nga sa ishte parashikuar, sepse Beppe Marotta kërkon të takojë për herë të parë përfaqësuesen ligjore të kapitenit zikaltër.

Interi do donte të mbyllte gjithçka pa zhurmë, por Wanda ka folur thuajse përditë në media dhe ditët e fundit ka tensionuar ambientin, ndaj duhen ndarë gjërat një herë e mirë, aq më shumë që ditët e fundit ka pasur acarim edhe për vonesën e sulmuesit për t’u bashkuar me ekipin, çka i ka kushtuar 100.000 euro gjobë.

 

Në lojë janë shumë milionë, Icardi kërkon rritje page dhe zgjatje kontrate, Interi ofron 7 milionë euro në sezon deri në 2023, me klauzolën që do të rritej në 110 milionë për klubet jashtë Italisë.

Mbetet për t’u parë a do të pranojë Wanda, e cila kërkon të paktën 9 milionë euro në sezon, duke përfituar nga fakti që Real Madridi është gati t’ia japë një shifër të tillë.

Related posts

LIVE/ Everton-Manchester United, Lucas Digne thellon shifrat për vendasit

Delo.autor

“URREJ TË HUMB, NË ÇDO FUSHË”/ Mesfushori Fernandes: As vajzën time nuk e lejoj ta bëjë një gjë të tillë

Delo.autor

DASMA SI STADIUM/ Këngëtari sheh ROMËN në celular dhe këndon himnin

Isa.Autor

Leave a Comment