Futboll Sport

“DO KTHEHEM PËR TË FITUAR”/ Neymar mendon për Man United dhe zbulon ëndrrën

Është një nga lojtarët më të përfolur të botës së futbollit, por Neymar mendon vetëm të luajë dhe të tregojë në fushë atë që është në gjendje të bëjë. Teksa PSG është grumbulluar në Katar, sulmuesi brazilian ka përfituar nga rasti për të folur për objektivat e ardhshëm personal dhe ato të skuadrës.

Neymar e ka nisur nga Champions League dhe kualifikimin e arritur në një grup të hekurt, që përfshinte Liverpool-in me Napolin-n: “Ka qenë e vështirë. Kemi përfunduar në një grup të komplikuar me dy skuadra shumë cilësore dhe Crvena Zvezda-n, që ka befasuar të gjithë. Kemi bërë disa ndeshje të mira dhe jemi kualifikuar”.

Në raundin pasardhës PSG do të përballet me Manchester United, që duket i pandalshëm pas shkarkimit të Mourinho-s: “United? Ka qenë një short i mirë, më pëlqen të luaj kundër skuadrave cilësore dhe Manchester është një nga më të mëdhatë në botë, me lojtarë që mund të vendosin një ndeshje. Do të jetë një spektakël i bukur për tifozët”.

Më pas braziliani ka zbuluar ëndrrën e tij: “Jam i lumtur që u ktheva në Katar. Kam ardhur me Seleçao-n më parë dhe tani me PSG-në. Do të kthehem për të fituar Kupën e Botës në 2022-in? Është ëndrra ime”.

Related posts

Leo Messi është fituesi i pashpallur i “Këpucës së Artë”

Sadik.Autor

NGA DËMTIMET E HAZARD TEK ISCO PA SHKËLQIM/ Ja 5 telashet e Zidane pa bërë merkato

Delo.autor

“SHPËRTHIMI” I PAZAKONTË I GUARDIOLËS/ Trajneri akuzon gjyqtarët: Vetëm lojtarët e Manchester Cityt marrin karton

Delo.autor

Leave a Comment