Futboll Premier League Sport

FIRMOS ME BOURNEMOUTH/ “Të Kuqtë” shet sulmuesin për 22 milionë euro

Liverpool ka arritur marrëveshjen me vlerë 22 mln euro për shitjen e sulmuesit Dominic Solanke te Bournemouth.

Sulmuesi i U-21 pritet të firmosë një kontratë afatgjate me Cherries pasi dy klubet kanë arritur marrëveshjen.

Solanke pritej t’i bashkohej Crystal Palace në formë huazimi në fillim të javës, por transferimi u kolapsua pasi Shqiponjat kanë pasur shqetësime për gjendjen e tij fizike.

21-vjeçari gjatë javëve të fundit ka vuajtur nga një dëmtim muskulor, por është shumë pranë rikthimit.

Bournemouth ka mposhtur konkurrencën e Brighton dhe Huddersfield. Shifra fillestare është 22 mln euro, me disa bonuse në varësi të paraqitjes së lojtarit.

Solanke shënoi vetëm një gol në 27 paraqitjet me Liverpool dhe këtë sezon nuk ka gjetur hapësira në skuadrën e Jurgen Klopp.

Liverpool mori Solanke nga Chelsea pasi i përfundoi kontrata në verën e vitit 2017.

Related posts

Kishte 36 vite që nuk ndodhte, klubet afrikane vendosin rekord

Isa.Autor

(VIDEO) Arsenali në avantazh ndaj West Ham, Welbeck autor i golit

Q.Autor

PËRFUNDON TELENOVELA “ICARDI”/ Ja kur kthehet ylli i Interit të stërvitet normalisht me ekipin

Delo.autor

Leave a Comment