Futboll Seria A Sport

JUVENTUSI “MBRET” NË DUBAI/ Ronaldo: Kam shënuar 700 gola, por ai në Torino…

Kristiano Ronaldo e nis edhe 2019 me çmime, duke plotësuar edhe një tripletë personale. Portugezi fitoi në Dubai mbrëmjen e sotme, për herë të tretë në karrierë, çmimin e Lojtarit më të mirë të Vitit, në çmimiet “Globe Soccer”.

Pas vetes, me vota Ronaldo la dy kampionët francezë të botës, Grizman dhe Mbape. CR7 fitoi gjithashtu edhe çmimin e golit më të bukur të vitit, i cili ishte pikërisht ai me rofeshatë ndaj Juventusit, sezonin e kaluar në Champions, teksa ishte me Realin.

“2018-a kaloi. Tashmë jemi në 2019, në një vit të ri. E nisa bukur, me këtë çmim fantastik dhe me atë vlerësim për atë gol fantastik, që për fat të keq ia shënova ekipit tik aktual. Falenderoj tifozët, pasi pa ata futbollin uk do të ishte asgjë. Objektivat në 2019? Të vazhdoj të shënoj, sepse ata që kanë luajtur e dinë sa e vështirë është të vazhdosh të shënosh rregullisht. Kam shënuar 700 gola në karrierë, dhe mendoj se ai ndaj Juventusit ka qenë më i bukuri. 2018-a ishte një vit i bukur me trofe, por tashmë dua të vazhdoj të fitoj me Juven. Jam i lumtur, dhe i dua këto sfida të reja, dhe tani dua të fitoj sa më shumë me këtë klub” – deklaroi Ronaldo, pasi u vlerësua mbrëmjen e sotme me dy çmime.

Agjenti i vitit, u shpall pikërisht menaxheri i Ronaldos, Zhorzh Mendes, i cili e transferoi në verë tek Juventusi. Drejtuesi më i mirë i vitit shkoi për drejtorin e Juventusit, Fabio Paratici, ndërsa çmimin e karrierës e fitoi mesfushori Blaise Matuidi, përsëri një lojtar nga “Zonja e Vjetër”.

Related posts

TEUTA-GRANADA/ Martini bën ndryshime në mesfushë tek “Djemtë e Detit” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

SUPERKUPA E SHQIPËRISË/ Partizani përballet me Kukësin, ja formacionet zyrtare

F.autor

“JEMI GATI”/ Vjen lajmi i shumëpritur për Barcelona-n në prag të sfidës ndaj Levantes (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment