Futboll Premier League Sport

MERKATOJA E JANARIT/ PSG ul pretendimet, merr një mesfushor “low cost” nga Premier League

Skuadra e Paris Saint Germain është prej kohësh në kërkim të një mesfushori për të përforcuar këtë repart dhe emrat që kanë qarkulluar ditët e fundit kanë qenë të shumtë. Gjithsesi, asnjë nga emrat e përmendur në media nuk është konkretizuar për shkak të shifrave të larta që ekipet kërkojnë. Për këtë arsye, skuadra pariziene është ende në kërkim në merkaton e janarit, për të kënaqur pretrendimet e trajnerit Tuchel.

Sipas të përditshmes “L’Equipe” ekipi kampion i Francës ka ulur pretendimet për të marrë mesfushorë “big” dhe ka hedhur sytë nga Premier League. Në shënjestër të PSG-së është mesfushori senegalez i Everton, Idrissa Gueye, për të cilin ekipi francez është gati të paguajë 25 milionë euro. Një shumë u ulët krahasuar me pretendimet 80-100 milionëshe që kishte skuadra kampione e Francës për Allan dhe Paredes.

Related posts

Belgjika kalon në avantazh ndaj Panamasë (VIDEO)

Sadik.Autor

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Ja arsyeja pse numri i të huajve në Superiore nuk rritet

Delo.autor

Shaqiri pritet të largohet nga Stoke City, Arsenali dhe tri skuadra tjera angleze pas gjilanasit

Delo.autor

Leave a Comment