Futboll Sport

KAÇE I PAFAT/ Traversa i mohon super golin nga 40 metra (VIDEO)

Mesfushori i përfaqësueses së Shqipërisë, Ergys Kaçe që aktivizohet në kampionatin grek me skuadrën e Panathinaikos ishte mbrëmjen e të dielës protagonist kryesor në ndeshjen ndaj Xanthi, e përfunduar në barazim 2-2. Futbollisti kuqezi titullar në sfidën e vlefshme për javën e 15-të të superligës greke ka marrë mbi vete të gjithë dritën e proxhektorëve, ndonëse pa shënuar apo shërbyer në dy golat e realizuar nga ekipi i tij.

Ishte minuta e 75’, teksa skuadra e tij ende kryesonte 2-1, kur Kaçe ka lëshuar një goditje spektakolar ne një distancë prej rreth 30 metrash. Fatkeqësisht për futbollistin shqiptar dhe skuadrën e tij, topi ka goditur trekëndëshin e formuar nga shtylla horizontale dhe traversa. Ishte vetë Kaçe që ka publikuar pamjet e regjistruara të asaj goditje fantastike dhe vetëm pak minuta pasi publikimit në llogarinë e tij në “Instagram”, janë numëruar me mijëra shikime.

Related posts

PSG, Verratti është “zhdukur”. Alarmohet edhe Mancini i Italisë

Isa.Autor

GABOI NJË PENALLTI/ Cristiano Ronaldo zbulon bastin e humbur me trajnerin Allegri

Delo.autor

RIKTHEHET SËRISH NË RADARËT E ROMËS/ Mesfushori me origjinë shqiptare kërkohet me ngulm nga Mourinho

Delo.autor

Leave a Comment