Futboll Sport

“KAM FRIKË,DO RRËZOHEMI”/ Shoku i Emiliano Salës zbulon mesazhin e fundit: Nuk e di nëse më gjejnë…

E gjithë bota e sportit dhe jo vetëm, është tronditur nga lajmi i ditës së sotme, ku avioni i sulmuesit argjentinas, Emiliano Sala, u zhduk, teksa fluturonte nga Franca drejt Anglisë, ku ai do të firmoste për klubin e tij të ri, Kardif Siti.

Avioni u zhduk nga radarët mbi kanalin e La Manshit, ndërsa për ditën e sotme, kërkimet janë mbyllur, për të nisur sërish nesër, edhe pse gjasat që Sala të ketë mbijetuar janë të pakta.

Ndërkohë, një rrëfim tronditës ka dhënë futbollisti Diego Rolan, ish-shok me Emiliano Salën, kur të dy ishin pjesë e Bordosë.

“Jam i shokuar. Di se i ka dërguar miqve të tij një mesazh, pak para se avioni të zhdukej, ku shprehej: ‘Jam në aeroplan dhe mesa duket do rrëzohemi. Po shkoj për në Kardif. Nëse nuk dëgjoni më prej meje për një orë e gjysmë, nuk e di nëse do dërgojnë dikë të kërkojë për mua, nuk e di nëse do më gjejnë. Jam shumë i frikësuar.’ Ky do kishte qenë një hap i madh për të, sapo arriti diçka të madhe ekonomike edhe për familjen e tij. Të paktë ishin ata që flisnin keq për Emilianon, të gjithë e përshkruajnë si një person punëtor, të përulur dhe gjithmonë i gjendur”. – shprehet miku i tij, Diego Rolan.

Related posts

FITORJA NDAJ PARTIZANIT/ Presidenti Hasanbelliu: Fillimi i mbarë për Teutën, pres edhe më shumë

Delo.autor

“DUHET TA NDALOJMË KËTË M** NDESHJE”/ Situatë kaotike në Greqi, Muriqi i kërkoi gjyqtarit ndërprerjen e sfidës

F.autor

EFEKTI RONALDO “ÇMEND” bardhezinjtë, NUK ka më BILETA për ndeshjet e kampionatit

Isa.Autor

Leave a Comment