Futboll Seria A Sport

KËRKOJNË PËRFORCIME NË EKIP/ Milani bën gati dy goditje, Verratin e ri dhe yllin e Belgjikës

Milani kërkon përforcime me çdo kusht për pjesën e dytë të sezonit dhe pavarësisht nga pengesat e Fair Play financiar, diçka e mirë mund të bëhet, nëse veprohet me shpejtësi dhe gjenden zgjidhjet e duhura.

Synohet një mesfushor dhe një sulmues, Gattuso i ka bërë me kohë kërkesat e tij.

Në mesfushë synimi madhor është Stefano Sensi i Sassuolos. 23-vjeçari do të kompletonte qendrën e mesfushës dhe krahasohet me Verratin, i fate të luajë si organizator dhe si mesfushor anësor ofensiv, në të dy krahët.

Gattuso ka dhënë OK dhe Milani do të nisë bisedimet me Sassuolon për huazim me të drejtë blerjeje.

SULMI – Ditët e fundit u fol për Gabbiadinin, por 27-vjeçari i Southampton nuk bind, edhe për faktin se këtë sezon ka luajtur pak dhe ka shënuar shumë pak.

Synimi i ri është Yannick Carrasco, 25-vjeçari i kombëtares belge, i cili u bë lojtar i rëndësishëm tek Atletico Madrid dhe tani është në Kinë, të Dalian Yifang. Milani kërkon huazim me të drejtë blerjeje, por këtu problemi qëndron te paga e anësorit të majtë ofensiv, ndër lojtarët më të paguar në Kinë.

Related posts

Barcelona drejt “divorcit” me portugezin Andre Gomes

Q.Autor

FLET PËR RRUGËN E JUVENTUSIT NË CHAMPIONS/ Del Piero beson: Plani po funksionon deri tani, mendoj se do të…

Delo.autor

PRAPASKENA/ “Plas” te Manchester United, futbollisti “shpërthen” kundër trajnerit dhe ekipit

Delo.autor

Leave a Comment