Basketball

NBA/ Lakers në krizë pa Lebron James, Warriors marrin fitore

Los Angeles Lakers e kanë të vështirë të ruajnë vazhdimësinë e rezultateve pa Lebron James. Që pas dëmtimit të ish-“yllit” të Cavaliers në superpërballjen me Golden State Warriors, kalifornianët kanë marrë vetëm një fitore e kanë pësuar 3 humbje, e fundit në “Staples Center” ndaj Oklahoma City Thunder. I papërmbajtshëm Paul George me plot 37 pikë, i ndihmuar ndjeshëm edhe nga Russell Wesbrook, që e mbylli takimin me “triple-double”, 14 pikë, 16 asiste dhe 10 topa poshtë koshit.

Dallas Mavericks ka një protagonist absolut në këtë sezon dhe ai është Luka Doncic, që shënoi 18 pikë, dha 4 asiste dhe kontrolloi 10 topa në fitoren 84-122 në parketin e Charlotte Hornets. Plot 38 pikë diferencë! Një tregues i qartë i formës së dobët të shfaqur nga skuadra me pronar legjendën e basketbollit amerikan Michael Jordan.

Një nga përballjet më spektakolare në këtë mbrëmje të NBA ishte ajo mes Phoenix Suns dhe Philadelphia 76ers, që u mbyll me fitoren e ngushtë të miqve 127-132. Joel Embiid ishte thjesht magjik me 42 pikë dhe 18 “rebound”, i ndihmuar nga Simmons me 29 pikë. Për skuadrën nga Arizona, përtej humbjes, spikati Booker me 37 pikë. /SS/

Rezultatet:

Dallas Mavericks – Charlotte Hornets 122-84

Miami Heat – Cleveland Cavaliers 117-92

Atlanta Hawks – Washington Wizards 98-114

New Orleans Pelicans – Brooklyn Nets 121-126

Minnesota Timberwolves – Boston Celtics 102-115

Orlando Magic – Chicago Bulls 112-84

Detroit Pistons – Memphis Grizzlies 101-94

Philadelphia Sixers – Phoenix Suns 132-127

Oklahoma City Thunder – Los Angeles Lakers 107-100

Related posts

Flamurtari e nis mbarë, mposht Tiranën në finalen e parë të play off-it

Sadik.Autor

Lakers kalon krizën, Miami fiton “”in extremis”, zhgënjen Oklahoma

Q.Autor

COVID-19/ Asnjë pozitiv në 100 ditë, ja si NBA fitoi betejën me koronavirus

Delo.autor

Leave a Comment