Futboll Premier League Sport

“KJO ËSHTË E TEPËRT”/ Henry: Ja çfarë më tha arbitri për VAR-in

Monaco po kalon një moment të vështirë. Pas rezultatit të radhës negativ në Ligue 1, humbje 5-1 në shtëpi kundër Strasbourg, skuadra e Thierry Henry mbetet në pozicionet e fundit të renditjes me vetëm një pikë avantazh ndaj vendit të fundit, që mbahet nga Guinagmp, i mundur 9-0 nga PSG.

Pas polemikave në fushë, të shoqëruara me një ofendim ndaj një lojtari kundërshtar, ish-sulmuesi i Arsenal ka vazhduar protestat edhe pas ndeshjes, duke sulmuar arbitrat dhe duke zbuluar një prapaskenë për VAR-in.

“Kam një lajm për ju, – ka thënë Henry për mediat. – Ka patur një faull ndaj Rony Lopes në zonën e rreptësisë kur ne po humbnim 2-1. Arbitri i katërt (Gaël Angoula) më tha: “Më vjen me të vërtetë keq, por VAR nuk funksionon”.

Më pas trajneri francez ka shtuar: “Ajo ndaj Lopes ishte 10 mijë herë penallti. Dua të di pse VAR nuk funksionoi për skuadrën time, por funksionoi menjëherë më pas. E çuditshme, kjo është e tepërt. A mund të themi se humbja erdhi për shkak të një gabimi të arbitrave? Po”, ka përfunduar Henry.

Related posts

Edeson i Man. City-t hyn në Librin e Rekordeve Guiness

Sadik.Autor

“TË GJITHË LUAJNË NË MBROJTJE”/ Flet Mirsad Jonuz pas barazimit: Kartoni i kuq më prishi çdo plan, pikët na…

Delo.autor

NUK DO TA BESONI/ Zbulohet shuma e çmendur që fiton JAMES nga PIJA e tij

Isa.Autor

Leave a Comment