Ekskluzive Gossip

I LIDHUR ME FEMRAT MË SEKSI TË EKRANIT/ Këto janë 5 moderatoret që i “mori në qafë” Bekim Balaj: Nga Ilda Bejleri…(FOTOT)

Futbollisti i njohur Bekim Balaj përveçse një emër i suksesshëm në karrierë duket se në jetën private ai është një “don zhuan”.

Sulmuesi i kombëtares  prej disa ditësh është kthyer sërish në qendër të vëmendjes pasi i dolën fotot ku shihej në pranine e bukuroshes Kejvina Kthella.

Nuk është hera e parë që ai përflitet për një lidhje dashurie me një femër të njohur të showbizit. Mesa duket Bekimit i pëlqejn femrat seksi të ekranit të  cilat për çudi janë të gjtiha prezantuese.

Ne ju njohim me 5 moderatoret të cilat futbollisti njohur “i mori më qafë”.

Kejvina Kthella

Ditët e fundit Kejvina Kthella dhe Bekim Balaja pasi u kapën mat në një club nate, të dy shiheshin shumë afër me njëri tjetrin. Mundësia për një lidhje dashurie  është kthyer në lajmin më të përfolur por Bekimi dhe Kejvina akoma nuk kanë reaguar.

Elita Rudi

Le të kthehmi pas në vitin 2016 ku futbollisti dhe moderatorja Elita Rudi ishin duke shijuar një histori të bukur. Të dy nuk i konfirmuan lajmet por u kapën disa herë mat me rrobat e njeri tjetrit ,si dhe në ambientet e shtepisë.

Ilda Bejleri

Në vitin 2017 futbollisti njohur u kthye sërish në fokus të mediave dhe këtë herë ai u komentua për lidhjen me Ilda Bejlerin.

Në festën e “Top media-s”  Ilda dhe Bekimi u shfaqën shumë afër njeri tjetrit duke mos e vra mendjen edh epër paparacët. Të dy po e shijonin në maksimum pranin e njeri tjetrit duke arritur deri në pëqaime dhe qeshje.

Viola Spiro

Që Bekimi  ka dobësi për moderatoret  kjo kuptohet shumë hapur. Gjithashtu sulmuesi shkodran u përfolë dhe  për një lidhje dashurie me Violën. Detajet që i nxorrën hapur ishin fotot të bëra në makinën e Bekimit si dhe ambinetet e njëhta ku shihen  të dy.

Einxhel Shkira

Einxhel Shkira është një ndër femrat e përfolur për një lidhje dashurie me futbollistin në dhjetor të 2014-ës .Ndonëse edhe në këtë rast romanca as u pohua e as u mohua, u tha se çifti kishte shkuar bashkë me pushime në Jamaica, dhe po në këtë rast u “tradhëtuan” nga fotot dhe vendndodhja e njejtë.

AlpeNews.al

 

Related posts

E BUJSHME/ Wanda Nara dhe deklarata e dashurisë që tërboi Icardi-n, vjen shkarkimi i menjëhershëm

Delo.autor

PRITET INAGURIMI TEK NAPOLI/ Stadiumi “San Paolo” është gati për sfidën…

Delo.autor

11 VJET MË PARË/ Momenti kur Messi trashëgoi fanellën me numrin 10 (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment