Futboll Sport

E BUJSHME/ “Sirena” gjermane, një klub i Bundesligës ndjek me interes yllin e Dinamos

Transferimi i Simon Simonit në një kampionat të huaj është vetëm çështje kohe.

Portieri pritet të largohet që në janar dhe sipas të gjitha gjasave destinacioni është në kampionatin gjerman.

Gazeta mëson se bisedimet mes klubit të Bundesligës që kërkon lezhjanin, janë në rrugë të mbarë.

Megjithatë, janë edhe disa detaje të fundit para se të ketë një marrëveshje përfundimtare dhe të hidhet firma.

18-vjeçari ka qenë në qendër të merkatos që para se të mbyllej sezoni i kaluar, por u kthye sërish, pasi nuk u krye operacioni në Turqi.

Burime të gazetës bëjnë gjithashtu me dije se vëzhgues të klubit gjerman e kanë ndjekur Simonin në një ndeshje kampionati dhe duket se janë bindur për aftësitë e tij.

Tani mbetet vetëm të zbulohet emri i ekipit, të cilin drejtuesit blu e mbajnë sekret, sepse mungon firma

Related posts

AXHENDA E SUPERIORES/ Java e 18 luhet në 2 ditë, ja oraret e të gjitha sfidave

Delo.autor

SITUATA TEK BARCELONA SOT/ Aty ku askush nuk i beson… askujt

Delo.autor

FAMA E BROJËS KALON ISHULLIN/ Pas klubeve angleze, dy gjigantët gjermanë interesohen për yllin “kuqezi”

Delo.autor

Leave a Comment