Futboll Kombëtarja Sport

“KOMBËTARJA ME LUHATJE, PASI…”/ Flet Hamdi Salihi për gjëndjen e “KUQEZINJVE” pas largimit nga De Biasi

Hamdi Salihi është intervistuar gjatë pushimeve që i ka kaluar në Shkodër dhe ka folur për ecurinë e skuadrës së tij në Austri, Uiner Neustadt. Ai nuk ka lënë pa përmendur edhe të ardhmen e tij dhe se çfarë planesh ka ai pasi të vari këpucët në goxhdë. Nuk mund të rrinte pa thënë edhe dy fjalë për gjendjen e ekipit Kombëtar në fund.

Fillimisht ai ka folur për pjesën e parë të sezonit, ku ka analizuar gjendjen e ekipit të tij dhe si kanë shkuar gjërat në këtë fazë të parë të kampionatit. Më pas është ndalur të hedhi pak “dritë” mbi të ardhmen e tij pas futbollit. Në fund ai ka folur edhe për situatë e krijuar të ekipi Kombëtar i Shqipërisë.

Për pjesën e parë të sezonit në Austri: “Sezoni, të themi të drejtën, nuk ka shkuar ashtu siç e mendonim. Kemi bërë disa gabime rrugës, por përsëri jemi në vendet e para dhe shpresojmë që të rikuperojmë, meqë është luajtur vetëm gjysma e kampionatit”-ka thënë ish-sulmuesi i Kombëtares.

Për të ardhmen pas futbollit dhe planet që sulmuesi shkodran ka në mendjen e tij: “Po e mendoj sepse kam pasur disa oferta për të kaluar në pozicione drejtuese në klub, por edhe si ndihmës trajner do të pranoja”.

Për gjendjen e Kobëtares nën pas largimit të taknikut De Biasi: “Sezoni, të jemi realist, nuk ka qenë i mirë. Por për mendimin tim kjo ishte e pritshme pasi ishte një periudhë tranzicioni me ndryshime shumë të mëdha. Unë, por edhe ata që e njohin pak sportin, i prisnin këto luhatje”.- ka përfunduar Salihi.

Related posts

(FOTO) 10 transferimet që pritet të ndodhin gjatë këtij muaji

Q.Autor

PASOJAT E DERBIT/ Tifozët thyejnë 66 stola në stadiumin e ri ”Air Albania”

Delo.autor

EKSKLUZIVE/ RRAKLLI: Ja çfarë më tha MATHEUS kur i shënova Gjermanisë. FSHF më gënjeu, DERBIN e fiton…

Isa.Autor

Leave a Comment