Futboll

KUKËSI SI “LOS BLANCOS”/ Veprimi i Shametit me shokë do t’ju mahnisë (video)

Dirigjenti i “orkestrës” verilindore në këtë ushtrim jo të lehtë, që na kujton as më pak dhe as më shumë se Real Madridin, është Ylli Shameti. Kapiteni i Kukësit ka qenë “emëruesi i përbashkët” në këtë ushtrim, të publikuar në faqen e tij në Facebook dhe ka marrë shumë shpejt mjaft shikime e pëlqime.

Lojtarët e tjerë të Kukësit koordinohen perfekt me kapitenin, teksa e kalojnë xhiron e pasimeve të topit kokë më kokë pa asnjë gabim, nga i pari deri tek i fundit, në Antalia të Turqisë, ku po zhvillojnë përgatitoren e dimrit. A mjafton kjo për të hequr paralele mes nënkampionëve të Shqipërisë dhe atyre europianë në fuqi, përreth së cilës ndërtohet intriga e videos?

Kjo përgjigje mbetet në gjykimin e gjithsecilit, por ama mjafton për të thënë se futbollistët e Kukësit janë gati të shkëlqejnë në vazhdim të sezonit futbollistik, jo vetëm me këmbë, por edhe me kokë. Sepse, vërtet kjo lojë bazohet te taktika, forca fizike dhe këmbët, por kërkohet edhe inteligjencë.

Një demonstrim domethënës, se Kukësi do të luajë me mend në kokë për kokën (kreun) e Superiores në këtë kampionat, duke pasur si “komandë” të çdo refleksi, të kushtëzuar apo jo, objektivin e presidentit Safet Gjici: fitimin e titullit kampion.

Le të jetë një sfidë edhe për rivalët e tjerë të titullit, por jo vetëm, për t’i demonstruar aftësitë në dhomën e zhveshjes, edhe në këtë mënyrë, si “parathënie” e asaj çka na pret në garën tonë futbollistike kombëtare në vazhdim. Shameti dhe të tijtë e kanë hedhur “dorashkën” e sfidës…

KUKËSI SI REAL MADRID

KUKËSI SI REAL MADRIDShameti “krijues” edhe në dhomat e zhveshjesO.Karagjozi

Gepostet von RTSH SPORT am Mittwoch, 9. Januar 2019

Related posts

REAL MADRID NË KRIZË/ Zidane: Ekipi duhet të ndryshojë dinamikën dhe të fitojë, në të kundërt…

Delo.autor

PARALAJMËRON KAMPIONËT FRANCEZ/ Trajenri Wenger: Mos e merr Messin, ja pse të prish punë…

Delo.autor

SFIDA ME JUVENTUS/ Zëvendësi i Simeones “ndez” sfidën: Më mirë të vdesim me një shigjetë në gjoks, se në b*thë

Delo.autor

Leave a Comment