Futboll

Trajneri i Arsenalit i druhet përballjes në Europa Ligë: Me Milanin e kemi pisk, jemi të lodhur

Katër humbje dhe krizë për Arsenalin. Sikur të mos mjaftonin vështirësitë në kampionatin anglez, “Topçinjtë” i pret një sfidë delikate në Ligën e Europës ndaj Milanit. Kupa e “vogël” europiane është i vetmi trofe, për të cilin ekipi londinez është ende në garë dhe, nga përvoja e tij shumëvjeçare, Arsen Venger e di se nuk do ta ketë të lehtë.

Me Milanin do të jetë shumë e vështirë dhe duhet të përpiqemi me çdo mjet që të rifitojmë energjitë. Jemi shumë të lodhur dhe ndaj kuqezinjve duhet të mbrohemi mirë e të përpiqemi të shfrytë- zojmë rastet që do të krijojmë në zonën e tyre, përndryshe do ta kemi pisk punën në aspektin e kualifikimit”. Arsen Venger ndodhet në syrin e një cikloni mediatik dhe prej kohësh është krijuar përshtypja se 68-vjeçari nga krahina e Alsasës po përjeton vitin e tij të fundit në Londër. Humbja me Brajtonin ishte e treta radhazi në kampionat dhe duket ta ketë shkundur fuqishëm ambientin rreth “Topçinjve” dhe teknikut të tyre. Në një situatë të tillë, Liga e Europës mbetet objektivi i vetëm për të shpëtuar një nga sezonet më të errëta të Vengerit në dy dekadat e fundit.

BRISHTËSI – Në aspektin mbrojtës, Arsenali paraqet vështirësi të mëdha dhe konsiderohet tejet i brishtë kur bëhet fjala për t’u mbrojtur. Nëse përveç paraqitjes së dobët llogarisin dhe gabimet në rritjet të Peter Çeh, atëherë kualifikimi për Milanin nuk mund të konsiderohet tabu. Në kuadër të ndeshjes ndaj “Djallit”, Venger vendosi të mos aktivizonte Ramsejn, teksa Bejerin dhe Uelbek (i vetmi sulmues i disponueshëm) luajtën vetëm disa minuta. “Aron (Ramsej) pushoi sepse në mendjen time ishte ndeshja me Milanin, ndaj nuk mund ta rrezikoja duke qenë se nuk do të kem Lakazetin (i dëmtuar) dhe Obamejangun (ka luajtur me Dortmundin në Europë)

Related posts

Klopp: E urrej këtë rezultat, nuk mund të bëjmë gabime të tilla

Sadik.Autor

Mateo Kovacic hap çeshtje te Reali: Jam duke e menduar seriozisht…

Isa.Autor

Zvicra shkatërron Panamanë shënojn Xhemajli dhe Xhaka

Sadik.Autor

Leave a Comment