Futboll Seria A Sport

BARAZIM PA GOLA/ Rezultat pozitiv për Milanin pas katër humbjesh radhazi ndaj napolitanëve

Milan dhe Napoli kanë ndarë nga një pikë në supersfidën e javës së 21-të të Serie A.

San Siro i mbushur plotë nuk e meritonte këtë barazim pa gola 0-0, gjithsesi ky është një rezultat i mirë për vendasit të cilët i kishin humbur katër ndeshjet e fundit ndaj napolitanëve.

Megjithatë mundësitë e krijuara, sidomos në pjesën e dytë, nuk janë shfrytëzuar nga lojtarët e Milan dhe Napolit.

Për vendasit ishte Musacchio ai që nga shumë pranë portës kundërshtare goditi keq. Ndërsa për miqtë Zielinski mund të kishte shënuar golin e fitores, por edhe ai u tregua i pasaktë.

Me këtë barazim, Napoli mbetet i qetë në vendin e dytë, ndërsa Milan për momentin do të qëndrojë në vend të katërt, por një fitore e Roma-s ose e Lazio-s do t’i zbriste poshtë zonës së Champions.

Sot debutoi edhe sulmuesi i ri i Milan, Piatek, i cili u zëvendësua në fund të takimit, por ai nuk arriti të kishte asnjë ndikim në ndeshje.

Related posts

AKSIDENT TRAGJIK NË GUINE/ Po udhëtoinin drejt Kankanit, humbin jetën 8 futbollistë (FOTO)

Delo.autor

NDALET ME BARZIM/ Kukësi eliminohet nga Europa League

Delo.autor

FUTBOLLI DREJT RIKTHIMIT NË NORMALITET/ Dy shtetet e mëdha njoftojnë datat për rifillimin e kampionateve

Delo.autor

Leave a Comment