Futboll Sport

LEGJENDA E “KATALANASVE”/ Xavi: Ylli i Bayernit, lojtari perfekt për Barcelonën

Legjenda e Barcelonës Xavi tregon në një intervistë se kudo që shkon evidenton lojtarët që mund të ndihmonin ekipin e tij dhe këtë herë “syrin ia ka vënë” yllit të Bayern-it, Joshua Kimmich.

23 vjeçari ka qenë zgjedhja e parë si mbrojtës i djathtë që nga transferimi i tij në 2015-tën nga Leipzig drejt Bayern-it.

Ai mund të funksionojë si mbrojtës por edhe si mesfushor, një rol të cilin e kultivojë Pep Guardiola kur e kishte nën komandat e tij. Ai ka qenë në formacionin shartues në të 17 ndeshjet e Bayern-it këtë sezon, rëndësia e tij të ekipi gjerman e bën pak të vështirë mendimin se mund të shitet, por Xavi insiston se ai do të ishte lojtari ideal për Barçan.

“Fola me Pep Guardiola-n për të. Joshua është e tashmja dhe e ardhmja e Bayern-it dhe kombëtares gjermane. Ai mund të luajë në çdo pozicion. Padyshim do të ishte lojtari perfekt për Barcelonën,”-ka thënë Xavi për Sport Bild.

“Në karrierën time, gjithmonë e kam mbajtur një sy hapur për të gjetur lojtarë që do i përshtateshin Barcelonës. Siç Philipp Lahm mundi, Joshua Kimmich po asnjë problem do mund të luante në Barcelonë dhe të përshtatej mirë.”

Related posts

“NE DUHET TË LOGJIKOJMË PAK”/ I kërkoi të qëndronte te PSG, Mbappe del në mbrojtje të 8-vjeçares

Delo.autor

DISFATA E THELLË NDAJ SPANJËS/ Mediat gjermane bëjnë armik Joachim Low, të gjithë duan “kokën” e trajnerit

Delo.autor

CEREMONIA E FIFAS/ Trajneri Klopp takohet me Capellon në Milano

Delo.autor

Leave a Comment