Futboll La Liga

E BUJSHME TEK REAL MADRIDI/ Vendimi i fundit politik largon Gareth Bale nga Spanja

E ardhmja e Gareth Bale te Real Madrid është në udhëkryq për shkak të performancës së tij, por vendimi më i fundit nga Parlamenti i Britanisë së Madhe, ku shumica votoi të bllokohet procesi i “Brexit”, që konsiston në daljen e BM nga Bashkimi Evropian.

Sulmuesi nga Uellsi është një nga 800 mijë qytetarët britanikë që jetojnë në një vend të Evropës dhe potencialisht mund të humbasin vendin e punës nëse votohet për të mos vijuar procesi i “Brexit” më 29 mars.

Rrjeti ndërkombëtar i ESPN ka siguruar një komunikim të brendshëm me Ambasadën e Britanisë në Spanjë. Sipas ambasadës, ligji i nëntorit të vitit 2018 mbron vendin e punës të qytetarëve britanik në BE, por vendimet e fundit politike kanë shkaktuar paqartësi dhe Parlamenti i Britanisë është në një krizë që nuk dihet se si do shkojë zgjidhja e kësaj marrëveshje.

Agjenti i lojtarit të Real Madrid, Jonathan Barnett tha se janë në pritje të një vendimi dhe pastaj do të veprojnë. Më tej ai shtoi se shpreson se politikanët e të dyja palëve do të arrijnë një marrëveshje edhe pse kjo është pothuajse e pamundur.

Gjithsesi ekspertët ligjor në Spanjë kanë siguruar se shteti Iberik ka ligje të cilat iu japin përparësi emigrantëve të nivelit të Bale. Nëse një person blen një shtëpi më gjysmë milioni euro në Spanjë mund të marrë të drejtë pune, ose një person që ka punë speciale, siç është edhe rasti i një futbollisti mund të nxjerrë një leje pune në këtë vend.

Si çdo njeri në një vend të huaj edhe Bale do të duhet të shkojë të kërkojë një licencë pune që të ushtrojë profesionin e tij, nëse nuk arrihet një marrëveshje për “Brexit”. Për sulmuesin 29-vjeçar do të jetë e thjeshtë për të nxjerrë një dokument të tillë, aq më tepër që pas tij është një klub i madh si Real Madrid.

Related posts

LARGIMI I RONALDOS SHKAKTON “TËRMET”/ Isco dhe Real Madrid drejt ndarjes se tyre përfundimtare

Isa.Autor

COURTOIS SUPERLATIVA PËR VETEN E TIJ/ Unë arrij aty ku portierët e tjerë nuk munden

Isa.Autor

PIATEK NUK MJAFTON/ Torino përmbys Milanin në 45 minutat e dyta

Delo.autor

Leave a Comment