Futboll La Liga Sport

LEGJENDA E REAL MADRIDIT/ Bernd Schuster: Ja kush është problemi më i madh i “Los Blancos”

Fitorja 4-2 që Real Madrid arriti ndaj Girone në Kupën e Mbretit ka rikthyer disi qetësinë te skuadra “merengues”, që përgatit me më shumë qetësi këtë fazë të kampionatit, pas një periudhe të mbushur me polemika. Një ish-galaktik, Bernd Schuster, që tani drejton ekipin e Dalian Yifang, ka folur 360 gradë për skuadrën madrilène, për largimin e CR&, rikthimin e Morata në La Liga me Atletico etj.

NDESHJET – “Ndaj Girona pashë më në fund një Real argëtues, një ekip që ishte i kompletuar, që nuk mendoi vetëm për mbrojtjen. Rikthimi i Marcelo në fushë është një lajm pozitiv edhe pse ende jo në 100% të formës. Duhet të ruajë këtë ritëm edhe pse bëri disa gabime”, tha Schuster, që sheh kapitenin Sergio Ramos si liderin e skuadrës: “Kur është në formën optimale gjithçka e bën në mëyrën më të mirë, si në mbrojtje ashtu dhe në sulm”.

PROBLEMET – Largimi i Cristiano Rolando konsiderohet si një gabim i madh nga ana e Schuster: “Ajo që i mungon sot Realit është pikërisht një lojtar si Cristiano Ronaldo, që realizon 45-50 gola në sezon. Morata tek Atletico Madrid? Për mua një transferim i gabuar. Nuk është skuadra e përshtatshme për të. Unë mendoj se Morata gaboi që shkoi tek Atletico, pasi me pak durim mund të kishte bërë një zgjedhje më të mirë për të”.

Related posts

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Milan-Parma në “San Siro”. Rezultati 2-2

Delo.autor

PANUCCI E KA HARRUAR/ BOMBERI KAVAJAS vazhdon të gjejë GOLIN në TURQI

Isa.Autor

SHERR MASIV në ndeshjen kualifikuese të Botërorit, 13 të përjashtuar (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment