Futboll Sport

LËNË PAS MBAPPE E LEWANDOWSKI/ Serbia vendos rekord në Europë për…

Lewandowski-Milik-Piatek? Mbappe-Griezmann-Giroud? Jo! Mitrovic-Jovic-Prijovic, këta po!

Po flasim për treshen e sulmuesve më efikas për vitin 2018, për golat e shënuar në klub dhe Kombëtare. Serbia mban pishtarin për sulmuesit më vendimtarë në Evropë me 95 gola të shënuar.

Mitrovic i Fulham, Jovic i Eintracht Frankfurt dhe Prijovic i PAOK i kanë dhënë kreun vendit ballkanas. Shumëkush mund të kishte menduar se sulmi i Francës, Anglisë apo Belgjikës do ishin në krye, por sulmuesit serb kanë shkëlqyer me gola duke lënë pas yje si Mbappe e Lewandowski, edhe pse vlera e tyre është shumë herë më e lartë sesa e lojtarëve serb.

Me 93 gola, 2 më pak se sulmuesit serb renditet Polonia me treshen Lewandowski-Milik-Piatek, dhe në të tretin sulmuesit e Francës, Mbappe-Griezmann-Giroud me 88 gola të shënuar. Në vend të katërt renditet Belgjika, e Anglia në të pestin. Ndërkohë, sulmuesit e Italisë Immobile-Caputo-Quagliarela kanë shënuar 69 herë.

Në nivel Botëror është Argjentina që ka sulmin me më shumë gola, treshja Messi-Aguero-Icardi kanë shënuar plot 104 herë në vitin kalendarik 2018.

Related posts

LIVE/Porto-Liverpool, Mane kalon “Të Kuqtë” në avantazh

Delo.autor

PËRBALLJA ME ANGLINË/ Modriç: Ishullorët duan hakmarrje, as që e mendoj tërheqjen

Delo.autor

Milani i papërmbajtshëm/ Leonardo hidhet në “sulm” për Milinkovic-Savic

Isa.Autor

Leave a Comment