Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Kukësi-Laçi: Ndizet sfida, verilindorët pretendojnë për penallti (VIDEO)

Është duke u luajtur në Kamzë sfida mes Kukësit dhe Laçit e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë Superiore. Fitorja e Partizanit i detyron kuksianët të kenë një marsh më shumë për të qenë në ndjekje të tyre, teksa një hap fals në këtë përballje do t’i thellonte diferencat me kryesuesit.

Laçi nga ana tjetër duhet të reagojë pas humbjes në Kupën e Shqipërisë. Trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare, teksa ajo që vihet re është aktivizimi nga minuta e parë i debutuesve, Rroca, Shkurtaj te Kukësi si dhe Çokaj te kurbinasit.  Në 18 javë kampionat Kukësi ka arritur të sigurojë 34 pikë, ndërkohë Laçi mban vendin e 5-të me 30 pikë.

LIVE| KUKËSI-LAÇI 0-0

KOMENTI LIVE: 

38′ Jonuzi provon me një gjuajtje nga distanca, shoqëron topin portieri Frashëri.

33′ Një tjetër karton i verdhë për futbollistët e Laçit, ndëshkohet dhe i riu Çokaj.

31′ Mundësi e shkëlqyer për Laçin. Xhixha del i vetëm përballë portierit Frashëri, por nuk arrin të finalizojë siç duhet, duke ia dorëzuar topin portierit Frashëri.

30′ Sefgjinaj ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Melos.

24′ Melo provon me një goditje nga distanca, por topi përfundon në duart e portierit Selmani.

22′ Ethemi rrëzohet brenda zonës dhe kërkon 11-metërsh, nuk është i këtij mendimi gjyqtari Hamiti, i cili ishte shumë pranë aksionit.

17′ Minuta të qeta me qarkullime të shpeshta të topit në mesfushë, mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

9′ Rroca provon me kokë pas një top të harkuar nga e djathta, por kontrollon gjithçka Selmani.

8′ Dzaria provon të hedhë një top të rrezikshëm brenda zonës, por Eller devijon topin në goditje nga këndi.

3′ Kukësi e nis në sulm sfidën. Rroca harkon një top nga e djathta për Shametin, kapiteni i verilindorëve nuk arrin të koordinohet siç duhet me kokë. Largojnë rrezikun futbollistët e Laçit.

1′ Ka nisur takimi.

Related posts

ÇFARË SPEKTAKLI/ Djali i Marcelos, një top meskëmbëve Seedorfit

Isa.Autor

ARGJENTINA “ÇMONTON” URUGUAIN/ Brazili ngec tek e dhjeta (VIDEO)

Delo.autor

MBROJTJE SOLIDE DHE 6 FITORE RADHAZI/ Ky INTER duhet të besoj tek TITULLI

Isa.Autor

Leave a Comment