Futboll Sport

KAOSI ME KRIJIMIN E “SUPERLIGËS”/ Reagon kryeministri i Anglisë: Godet në zemër…

Kryeministri britanik, Boris Johnson, shkroi në Twitter se projekti i 12 klubeve europiane “do ta godiste në zemër kompeticionin e brendshëm të futbollit dhe do t’i shqetësonte tifozët në të gjithë vendin”. Ai shtoi: “Klubet e përfshira duhet t’iu përgjigjen tifozëve të tyre dhe komunitetit të gjerë të futbollit para se të ndërmarrin ndonjë hap tjetër”. Gjashtë skuadra angleze pritet të jenë pjesë e planeve për Superligën Europiane, e cila zëvendëson Champions-in, me një njoftim që pritet së shpejti, sipas “Sky News”. Ndër klubet angleze të përfshira janë Liverpool, Manchester United, Arsenal dhe Chelsea.

Redaktori i “Sky News”, Mark Kleinman, tha: “Në dijeninë time, 12 klube nga e gjithë Europa, përfshirë gjashtë klubet më të mëdha angleze, janë regjistruar tani në këtë format të ri. Të tjerët janë Barcelona, ​​Juventus dhe Real Madridi”. Projekti po lançohet për të rivalizuar formatin e UEFA-s (Champions League), i cili aktualisht dominon futbollin europian. Zhvillimet vijnë ndërsa vetë UEFA duhej të nënshkruante planet e saj për një Ligë të Kampionëve të zgjeruar dhe të ristrukturuar të hënën.

UEFA, FIFA, Federata Angleze e Futbollit dhe Premier League, ashtu si autoritetet e futbollit në Spanjë dhe Itali, kanë shprehur kundërshtimin e tyre për një Superligë Europiane të shkëputur. Në një deklaratë të përbashkët, ato thanë se “mbeten të bashkuar në përpjekjet për ta ndaluar këtë projekt cinik. Ne falënderojmë ato klube në vendet e tjera, veçanërisht klubet franceze dhe gjermane, të cilët kanë refuzuar të regjistrohen në këtë kompeticion. Ky interes i vazhdueshëm personal i disave ka vazhduar për shumë kohë. Mjaft më”.

Shefi ekzekutiv i Premier League, Richard Masters, u ka shkruar të gjitha (20) klubeve elitare të Anglisë për t’iu deklaruar se “kjo sipërmarrje nuk mund të fillojë pa klubet angleze dhe ne i bëjmë thirrje çdo klubi që mendon të bashkohet me këtë sipërmarrje të largohet menjëherë, para se dëmi i pariparueshëm të kryhet”.

Related posts

BARCELONA-BAYERN MUNICH/ Messi-Lewandowski, duel pa mundësinë e fitimit të “Topit të Artë”

Delo.autor

SFIDA DERBI NDAJ MILAN PËR COPPA ITALIA/ Inzaghi: Do të jetë betejë, ja çfarë mund ta bëjë diferencën

Delo.autor

Zbulohet sekreti/ POGBA nuk donte të shkonte tek BARCELONA, francezi ëndërronte…

Isa.Autor

Leave a Comment