Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Momente tensioni në Korçë: Radas kapet me Bruno Telushin (VIDEO)

Po luhet në stadiumin e Korçës supersfida mes Skënderbeu dhe Partizanit e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë Superiore. Një përballje titanësh mes 2 skuadrave që kanë qenë protagoniste kryesore të futbollit shqiptarë në dekadën e fundit.

Të gjithë sytë dhe veshët janë në Korçë! Edhe pse është vetëm sfida e parë e gjysmës së dytë të sezonit, ky takim pritet të jetë përcaktues në fatet e skuadrave.

Në rast të një triumfi të mundshëm të Partizanit, skuadra e Orges Shehit do t’i thoshte “lamtumirë” titullit kampion, teksa diferenca ndaj kryesuesve do të thellohej në 10 pikë.

Në të kundërt, në rast se kampionët në fuqi arrijnë të triumfojnë sot ndaj “demave të kuq”, diferencat do të ngushtoheshin ndjeshëm, duke e bërë kampionatin tejet interesant.

Të 2 trajnerët kanë bërë publik edhe formacionet zyrtare duke iu dhënë fund dilemave për sa i përket titullarëve të hedhur në fushën e lojës teksa nuk mungojnë surprizat.

LIVE| SKËNDERBEU-PARTIZANI 0-1

Mala 3′

KOMENTI LIVE: 

32′ Muzaka provon me një goditje nga distanca, por gjuajtja e tij ishte e lehtë dhe përfundon në duart e portierit Hoxha.

27′ Momente tensioni në zonën e Skënderbeut. Marko Radas kapet me Bruno Telushit. Është dashur ndërhyrja e gjyqtarit Koçi që situata të qetësohej.

26′ Kartoni i parë i verdhë i takon Skënderbeut. Guedj ndëshkohet për shkak të një ndërhyrje me bërryl ndaj Asanit.

19′ Pranë golit Skënderbeu. Muzaka dhe Oto Xhon, nuk arrijnë të shtyjnë topin në rrjetë pas topit të harkuar nga Marko Radas.

18′ Belica ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Gripshit. Futbollistët e Skënderbeut kërkojnë ndëshkimin me kartonin e verdhë, nuk është i këtij mendimi gjyqtari Koçi.

14′ Rifillon takimi, korçarët kërkojnë të fitojnë terren pas nisjes jo të mirë.

13′ Ndalet loja në Korçë, tifozët e Skënderbeut gjuajnë me topa bore lojtarët e Partizanit.

11′ Drithërima në portën e Skënderbeut. Teqja bën një dalje të gabuar pas topit të harkuar nga këndi, topi shkon te Telushi, i cili provon me një gjuajtje, por topi devijohet sërish në këndore.

10′ Bruno Telushi provon me një goditje potente nga distanca, por topi devijohet nga mbrojtësit e Skënderbeut. Goditje këndi për Partizanin.

9′ Bruno Dita provon të nisë me një top të gjatë nga mesfusha Gripshin, i cili nuk kontrollon siç duhet duke shpërdoruar një mundësi të mirë.

3′ GOOOOL PARTIZANI. Zhbllokohet sfida. Mala kalon në avantazh të kuqtë. Pas një asisti mjaft të bukur nga Asani, Mala nuk ka falur nga brenda zonës duke mposhtur portierin Teqja. 

2′ Skënderbeu e nis në sulm ndeshjen dhe jep sinjalin e parë të rrezikshëm në portën e të kuqve me Kristi Vangjelin, por grushton portieri Hoxha.

1′ Ka nisur me një minutë heshtje në nder të legjendës Vasillaq Zëri, supersfida mes Skënderbeut dhe Partizanit.

Related posts

LUAN NË SKOCI/ Florian Kamberi tregon si zgjodhi Shqipërinë

Delo.autor

PAS ZHDUKJES SË EMILIANO SALA/ Shifra e pabesueshme që dhuron Rabiot për gjetjen e futbollistit (FOTO)

Delo.autor

PAS MBYLLJES SË SEZONIT ME TROFE/ Trakneri Gjoka: Ne do vazhdojmë të ecim përpara në…

Delo.autor

Leave a Comment