Futboll Premier League Sport

LEGJENDA E ITALISË SHOKON/ CONTE i trajtonte KEQ lojtarët e tij tek CHELSEA

Legjenda e futbollit italian, Fabio Cannavaro, beson se Maurizio Sarri është duke bërë punë të mirë për ta zbuluar situatën e lënë në Chelsea nga ish-trajneri i të kaltërve, Antonio Conte. Gjithashtu, ai ka thënë se Conte nuk i trajtonte mirë shumicën e njerëzve në Stamford Bridge.

Në një intervistë për media, Cannavaro i kishte diskutuar problemet e fundit në futbollit, si pozita e Gennaro Gattusos në Milan, Juventusin, si dhe për emërimin e Maurizio Sarrit si trajner në Chelsea.

“Mendoj se Sarri është duke bërë punë të mirë në Premierligë. Por, duhet të thuhet se Ancelotti e ka zbuluar punën e tij në Napoli, në të njëjtën mënyrë që Sarri është duke bërë me Conten në Chelsea”, ka thënë Cannavaro.

Ai shtoi se përkundër faktit se Conte nuk u tregua shumë i sjellshëm me stafin dhe njerëzit në Chelsea, ai e ka lënë prapa një traditë të punës, nga e cila do të përfitojë Sarri.

“Antonio nuk i trajtoi mirë personat në Stamford Bridge, por ai ka lënë prapa një kulturë të punës që është shumë e rëndësishme. Nëse shikoni, lojtarët e Chelseat ishin ndër më të mirët në botë, të paktën në aspektin fizik”.

Related posts

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ PSG/ Jean Michel Aulas: Nuk luajmë kundër një ekipi, por kundër një shteti

Delo.autor

JUVENTUSI nuk ndalet/ PJANIC hyn në “lojë” për rikthimin e POGBAS

Isa.Autor

NGA SIKLETI TEK AVIONI/ 8 orët më të gjata të Tiranës, ja çfarë ndodhi deri në kthimin në shtëpi

Delo.autor

Leave a Comment