Futboll Premier League Sport

LIVERPOOLI UDHËHEQ NË PREMIER/ Ja çmimi i biletës stratosferike për ndeshjen e fundit

Ishte fillimi i viteve ’90, atëherë kur kampionati anglez nuk quhej Premier League dhe Liverpool fitoi titullin e fundit. Këtë sezon skuadra e Jurgen Klopp po udhëheq në Angli dhe janë krijuar shpresat se “Reds” do fitojë një titull më në fund.

Për këtë, po projektohet ndeshja e fundit, ajo e 12 majit kundër Wolves. Në rast se Liverpool arrin të fitojë kampionatin, në këtë ndeshje që do zhvillohet në “Anfield Row” do shpërthejë festë e lavdishme.

Konkurrenca për një biletë në këtë ndeshje ka shkuar në 7 mijë stërlina (9 mijë euro), një shumë tronditëse vetëm për të parë një ndeshje futbolli. Aq më tepër që skuadra nuk është konfirmuar kampione dhe bileta mund të shkojë dëm, thjesht për të parë një ndeshje që mund të jetë e parëndësishme në javën e fundit të Premier League.

Related posts

NDESHJE E “ÇMENDUR” NË STAMBOLL/ Shoku i Çekiçi shkakton 2 autogola, arbitri lëshon dorën me… penalltitë (VIDEO)

Delo.autor

FOTO+VIDEO/ Brenda jahteve luksoze që janë në pronësi të yjeve dhe presidentëve të klubeve në botën e futbollit

Q.Autor

PRITEN VIZITAT MJEKËSORE/ Napoli gati 15 milionë euro për kapitenin e Kosovës…

Delo.autor

Leave a Comment