Futboll Seria A Sport

INTERI NDAL MISIONIN PERISIC/ Arsenali kërkon të shpenzojë për një sulmues nga La Liga

Ivan Perisic tek Arsenal është një mision që vetëm Interi e ndal, arsyeja: Kroati shitet me para kesh ose nuk lëviz nga Milano. Mirëpo, tek Arsenal nuk janë të gatshëm të shpenzojnë 40 milionë euro në këtë pikë të merkatos, prandaj e duan në formë huazimi.

Duke qenë se zikaltrit e refuzojnë këtë marrëveshje, atëherë Unai Emery ka kërkuar një lojtar tjetër. Sulmuesi i Barcelonës, Malcom nuk po kalon moment të mirë te katalanasit dhe Valverde nuk preferon ta aktivizojë shumë minuta.

Për këtë “Gunners” do të paraqesin një ofertë në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit. Për të marrë shërbimet e brazilianit mund të jetë një operacion më i thjeshtë, pasi dëshira e lojtarit është për të luajtur më shumë minuta, si dhe Barcelona do e linte të largohej në një kampionat jashtë La Liga-s, pasi nuk forcon kundërshtarët.

Zhvillime të reja priten gjatë ditës së sotme, pasi Perisic me shumë mundësi nuk do të luajë kundër Torinos, dhe vullneti i tij do të jetë përcaktues për të ardhmen.

Related posts

Spalletti: Interi ka disa lojtar të talentuar, por ekipi…

Sadik.Autor

Lazio vazhdon ecurinë e fitoreve, forcon pozitën e tretë

Q.Autor

Partizani-Vllaznia, sfida ku barazimi dërgon në kolaps ekipet respektive

Sadik.Autor

Leave a Comment