Futboll Sport

LOJTARI AFRIKAN 2018 / Salah më i miri, ja formacioni i vitit

Mbrëmjen e së martës janë ndarë çmimet e kontinentit afrikan, ku përfshihen Lojtari i Vitit, Formacioni i Vitit apo Goli i Vitit.

Siç parashikohej, lojtari më i mirë afrikan për vitin 2018 është shpallur Mohamed Salah, i cili ka udhëhequr përfaqësuesen e Egjiptit drejt Kupës së Botës dhe ka bërë një sezon të madh me Liverpool.

Shoku i tij i ekipit Sadio Mane dhe Pierre-Emerick Aubameyang i cili luan tek Arsenal kanë qenë dy kandidatët e tjerë.

Ndërkohë Lojtari i Ri më i Mirë është shpallur Achraf Hakimi, i cili aktualisht është huazuar nga Real Madrid te Borussia Dortmund dhe ka përfaqësuar Marokun në Botëror.

Trajneri i tij Herve Renard është shpallur Trajneri i Vitit, ndërsa formacioni më i mirë ishte i mbushur me yje.

Aty nuk mungonin lojtarë si Koulibaly i Napolit, Keita i Liverpool apo Mahrez i Manchester City-t.

Related posts

Humbën në eskursionin e zhvilluar gati dy javë më parë, gjendet ekipi i futbollit dhe trajneri (FOTO)

Isa.Autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ Jose Mourinho në stolin e Brazilit, nëse…

Delo.autor

PAS 3 FITOREVE DHE NJË HUMBJE/ Xhudistja kosovare lufton për medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian

Delo.autor

Leave a Comment